Aktualitet28 Mars 2018, 21:17

Turistët nordikë zgjedhin Shqipërinë, operatorët të përgatitur. Çfarë i pret në Durrës e Golem

Shkruar nga Pamfleti

Turistët nordikë zgjedhin Shqipërinë, operatorët të përgatitur. Çfarë i pret në Durrës e Golem

Shqipëria e sidomos Durrësi dhe Kavaja do të presin këtë verë mijëra turistë nga vendet e Evropës Veriore dhe vendet skandinave. Falë bashkëpunimit të operatorëve turistikë dhe agjencive, të paktën prej një viti janë prenotuar hotelet më të mira të bregdetit të Durrësit e Kavajës dhe çdo javë pritet të mbërrijnë 5 chartera me turistë nordikë. Shqipëria mbetet një vend joshës për këta turistë dhe përveç kësaj, kushtet në hotelet më të mira, ushqimi dhe mikpritja përbëjnë arsye për ardhjen e tyre shprehet Nina Hornewall, Drejtore ekzekutive e Der Turistik Nordik në studion e News24, në rubrikën “Opinion”.

Ata janë shumë optimistë për një sukses të sezoni veror. Por shqetësimi i tyre i vetëm është infrastruktura që lë shumë për të dëshiruar. Ndaj ata bëjnë apel që të gjithë aktorët të punojnë në këtë drejtim. “Ka disa çështje ende të pazgjidhura por pas diskutimeve me ministra të qeverisë shqiptare të gjithë kanë dëshirën dhe vullnetin për t’i zgjidhur këto çështje dhe të bëjnë më të mirën”, thotë Monoli Pantelelis, menaxher i kontratave Der Turistik Nordik.

Ilda Kasa nga Happy Tours dhe Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik gjithashtu tregojnë punë e bërë për ardhjen e turistëve.

Cilat janë pritshmëritë për sezonin veror 2018 zonja Hornewall? Çfarë e pret Shqipërinë nga Kompania juaj? Në fakt duhet ta theksojmë, Shqipërinë e pret një sezon i gjatë turistik, janë 5 chartera në javë që do vijnë, kryesisht në qytetin e Durrësit me turistë të huaj dhe të përzgjedhur që do të vizitojnë Shqipërinë.
Kemi pritshmëri të mëdha. Shpresojmë që hapja e Shqipërisë për Europën Veriore dhe për vendet Skandinave të shndërrohet në një sukses të madh. Shpresojmë gjithashtu që marketingu dhe diskutimet rreth vendit tuaj të jenë intensive në vendet skandinave. Po bëjmë shumë për të promovuar vendin tuaj, po flasim shumë për ta, për klimën, për kuzhinën, për ushqimin e mirë, për hotelet e mira por që shpresojmë se kur turistët nga vendet skandinave të kthehen nga Shqipëria në vendin e tyre të kenë kaluar një eksperiencë të mirë.

Nina


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Zoti Pantelelis sa e njohin të huajt Shqipërinë? Cili është opinioni i tyre për këtë vend të vogël por të bukur të themi?
Shqipëria është një vend i mirënjohur në Europë por jo si destinacion turistik, prandaj kemi grupin Apollo për ta bërë Shqipërinë vend të njohur turistik.

Zoti Rrahman si e parashikoni vitin 2018 nga pikëpamja e asaj që ju keni analizuar pritshmëritë tuaja?
Viti 2017 që ne sapo kaluam e kemi llogaritur si vitin më të mirë turistik. Për vitin 2018 ne pas gjithë statistikave janë llogaritur rreth 30% më shumë turistë se vitin 2017 që do të thotë rritje e konsiderueshme. Risi për flasim bregdetin Durrës-Kavajë është futja e turistëve nordikë që vijnë për herë të parë.

Konsiderohen turistë cilësorë, elitarë?
Pikërisht sepse ne të gjithë e dimë se turistët nordikë, skandinavë janë turistë cilësorë jo vetëm për kulturën apo ekonominë e lartë që gëzojnë por edhe për atë që sjellin në Shqipëri apo kudo që shkojnë, të ardhurat. Nëse e llogarisim një turist skandinav me një turist nga Evropa lindore, ajo që dua të theksoj është se këta turistë shpenzojnë dyfish më shumë se ata të Evropës lindorë. Kjo është me shumë interes për ekonominë tonë, për ekonominë lokale sepse turizmi gjeneron të ardhura.

Çfarë impakti do të ketë në operatorët turistikë por edhe ekonominë kombëtarë ky fluks?
Për vitin e kaluar sipas statistikave gjeneroi në ekonominë shqiptare gati 1.5 miliardë euro. Po të llogarisim 30% më shumë këtë vit. Ajo që është më e rëndësishmja është sepse turizmi po fillon të organizohet. Kur themi organizohet nënkuptojmë se edhe ne si operatorë, si shoqata por  edhe institucionet e shtetit e kanë të qartë se çfarë të ardhurash kanë. Duke pasur parasysh faktin sepse këto kompani prestigjioze, siç është Der turistik Grup apo Apollo, apo kompani të tjera të fuqishme europiane atëherë ne e dimë se sa turistë do të sjellim për hir të kontratave apo mënyrave si operojmë. Këta operojnë kryesisht me kontrata garancie që finalizohen një vit para sezonit që do të thotë këto kontrata janë të detyrueshme. Si përfundim këto kompani në bazë të statistikave apo të numrit të turistëve që ato kanë rezervojnë edhe hotelet për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të tyre.

Zonja Kasa ju jeni administratore e Happy Tours Albania, a mund ta shpjegojmë më në gjerësi se si do të procedohet për të ardhur këta turistë? Themi që është një risi, për herë të parë këta mbërrijnë në Shqipëri. Bëhet fjalë për 5 çartera në javë. Do të njihen me resortet më prestigjioze, më të bukur, më të shtrenjtë, ata më të përzgjedhurit, mund ta shpjegojmë se si do të procedohet?
Ne themi kjo është risi por është risi jo vetëm për Durrësin sepse Apollo është prezente prej katër vjetësh në Shqipëri, nuk është se operacioni filloi tani. Këta investimin, marketingun ose PR e kanë filluar katër vite më parë. Kështu që Shqipëria si Shqipëri është bërë e njohur. Risia është Durrësi, Golem, Kavajë. Këta janë të organizuar gjithçka, vijnë me avionë çarter, transporti, çdo gjë është e organizuar. Kanë përfaqësuesit e vet këtu, kanë përfaqësuesit tanë që bashkëpunojmë. Tjetër gjë shumë e rëndësishme është që kanë një kujdes të jashtëzakonshëm në përzgjedhjen e hoteleve, që do të thotë kujdes i madh për klientët. Eksperienca që unë vetë, kompania ime po kalon me Apollon është fantastike, në sensin që është si shkollë. Flas në kuptimin e një shkolle, leksione, mësime që ne marrim që nga standardet loë deri tek gjërat minimaliste. Për ne është kujdes që kanë këta për klientët por edhe mësim për ne.

Zonja Horneëall, mbi çfarë kriteresh ju përzgjidhni hotelet më të mira, përqendrohemi tek Durrësi. Si i përzgjidhni ju për të sjellë turistët tuaj dhe cilët janë turistët tuaj? Pse keni zgjedhur ju Shqipërinë, çfarë e veçon atë nga vende të tjera?
Pyetje shumë të mira. Sigurisht që hotelet duhet të kenë një standard të mirë dhe urime! Shqipëria ka hotele shumë të mira. Skandinavët vijnë nga vende me klimë shumë të vështirë dhe pozita gjeografike për ta është shumë e rëndësishme. Patjetër që vendndodhja duhet të jetë afër detit. Kjo është tepër e rëndësishme për ta. Mbi të gjitha turistëve nga vendet skandinave iu pëlqejnë pishinat, sidomos pishinat e pastra. Iu pëlqen ushqimi i mirë, restorantet. Pra këto kritere janë shumë të rëndësishme për hotelet. Pse e zgjodhëm Shqipërinë? Shqipëria për ne është një nga vendet që duhet vizituar patjetër. Apollo është një nga operatorët turistikë që është i fokusuar në këtë pjesë të Mesdheut. Kemi një program që është global në të gjithë botën. Por Greqia, Kroacia, Mali i Zi, tashmë edhe Shqipëria janë në zemrat tona. Janë shumë të rëndësishme për ne. Besojmë se Shqipëria tashmë është e hapur dhe e gatshme për të pritur skandinavët.

Zoti Pantelelis, a keni ju pritshmëri që do të presim ne një numër të lartë vizitorësh këtë verë?
Mendoj se ata që do të vijnë në Shqipëri do të kalojnë pushime të mira. Ne e kemi nisur udhëtimin në Shqipëri një vit më parë. Ka vullnet nga të gjithë partnerët në Shqipëri për të bërë më të mirën. Gjatë gjithë vizitave të ndryshme nga departamente të ndryshme të Apollos jemi përpjekur të shpjegojmë se çfarë është një turist skandinav. Shpresojmë që më 11 maj të kemi fluturimin e parë nga Helsinki.

Është pak herët besoj?
Nuk mendojmë kështu. Mendojmë se është periudha e duhur për të filluar dhe që atëherë të gjithë duhet të jenë gati. Është domosdoshmëri në fakt, kushdo duhet të jetë gati.

Nina Hornewall: Mendoj se është e rëndësishme të përmendim se Apollo nuk është fillestar sa i përket Shqipërisë. Në fakt ne jemi i vetmi operator turistik që operon nga vendet veriore të Europës, nga vendet skandinave që tashmë ka hyrë në Shqipëri. Programin e parë e kemi nisur në vitin 2014. Shkuam në Jug, në qytetin e bukur dhe të vogël të Sarandës dhe prandaj e dimë se duhet punë nga të gjithë bashkë. Nga Apollo, shqiptarët, nga industritë në mënyrë që t’i bëjmë njerëzit të lumtur. Ka një shprehje në vendet skandinave “Ashtu siç vjen edhe ikën” por ne nuk duam që të ndodhë kështu. Ne duam që kjo verë të kthehet në një sukses të vërtetë. Ashtu siç e thashë edhe më parë, kam shumë pritshmëri por njëkohësisht mendoj edhe pozitivisht. Mendoj se të gjithë së bashku, duhet ta menaxhojmë situatën edhe në këtë rajon siç kemi vepruar në Sarandë.

Po për rikthimin e turistëve çfarë bëhet?
Pantelelis: Mund të bëhet shumë. Gjënë e parë dhe më të rëndësishme Shqipëria e ka, ka njerëz shumë të mirë, të buzëqeshur dhe mirëpresin shumë mirë. E pamë këtë gjatë vitit të kaluar kur punuam në Sarandë. Ndaj menduam të nisim programin edhe në Durrës dhe në Kavajë. Kemi edhe një pikë tjetër të domosdoshme, ka ndërtesa të cilat nuk kanë nevojë t’i shtosh diçka më shumë. Më pas kemi të bëjmë me infrastrukturën publike. Ka disa çështje ende të pazgjidhura por pas diskutimeve me ministra të qeverisë shqiptare të gjithë kanë dëshirën dhe vullnetin për t’i zgjidhur këto çështje dhe të bëjnë më të mirën. Pra, lojtarët kryesorë janë aty dhe janë në rregull. Ajo çfarë dua të vë në dukje është se e gjithë shoqëria shqiptare duhet të ketë të njëjtën ëndërr, tek e fundit përfitimet e turizmit shkojnë vertikalisht në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare. Kështu që kush jep, merr.

Kasa: probleme për turizmin, këtë e dinë të gjithë, e di qeveria. I kam takuar shpesh qeveritarët, siç e tha edhe zoti Manolis që së bashku me përfaqësues të Apollos apo përfaqësues të kompanive të tjera që janë në Shqipëri, unë kam mundësuar takime për të shprehur opinionin e tyre se cilat janë problemet me të cilat ne do hasemi gjatë sezonit veror. Janë këto probleme që ne kemi që mund ta bëjë një turist të mos kthehet më. Ne po punojmë për këtë. Kemi raste plot që turistë janë kthyer sidomos në Sarandë, ka raste që shumë nga turistët janë kthyer prapë.

Zoti Kasa çfarë pengesash keni hasur konkretisht?
Pengesat që ne kemi, që ka sektori i turizmit, partnerët tanë dhe ajo që shikojmë vetë me sytë tanë është infrastruktura. Kemi infrastrukturë shumë të dobët që lë shumë për të dëshiruar, sidomos infrastruktura e zonës së Golemit, e cila këtë vit është thuajse komplet e rrënuar. Ka filluar me shumë vonesë puna dhe jemi në ankth nëse do të mbarojë apo jo. Pata një takim spontan me kryeministrin në fund të janarit, ku ia bëra të ditur këto probleme. Ai më premtoi që do t’i mbarojë segmentet kryesore.

Dhe që u premtua çfarë?
Rrahman Kasa: Ai premtoi (Rama) që do ti mbaroj segmentet kryesore ku janë përqendruar hotelet me turistë të huaj. Pas kësaj nis lëvizja në zonën e Golemit. Kamionët që ishin të fikura prej shumë muajsh nisën të lëviznin. Tani jemi në fazën e shtrimit të zhavorrit dhe ndarjes së trotuareve. Ato të firmës që kanë tenderuar këtë segment thonë se do ta përfundojmë dhe se asfaltimi do nis në prill, por jemi shumë vonë me kohën. Kemi dhe probleme të tjera, siç është papastërtia.

Nuk kemi kantiere pune gjatë sezonit turistik ku cilësia e ajrit është shqetësuese?
Rrahman Kasa: Jo pasi ato do të ndërpriten. Problem është që të mos ngelen në mes, se prish punë kjo gjë.
Ilda Kasa: Realisht nuk ka pasur punë. Në sezonin e 2017-ës punimet janë ndërprerë. Unë shoh se Nina dhe Manoli janë shumë diplomatikë në këtë pjesë. Unë e di sesa probleme kanë ata. Ata vijnë dhe bëjnë inspektime për projekte. Në plazhin e Golemit kanë një projekt ‘Apolo Mondo Family’, një eksperiencë fantastike. “Apolo Selectiv” është tek Prestige Resort. Ka problematika të mëdha, janë plehrat, qentë. Qentë po na hanë turistët rrugës. Ata dalin që të bëjnë vrap në plazh dhe i gjëmojnë pas. Kjo është turp. Është muzika e lartë, por duhet të jetë një gjë e këndshme, që t’i përshtatet klientelës.

Nina Hornewall: Askush nuk mund ta thoshte më mirë sesa e the ti. Faleminderit shumë për këtë. Donim të fokusoheshim tek të gjitha gjërat e mira, tek mundësitë. Do të shkojmë edhe tek problemet, pasi ajo çka është e rëndësishme për ne, është dhe për ju. Nëse këto probleme nuk zgjidhen do të vijë shprehja; ‘ashtu siç vjen, edhe ikën’. Prandaj duhet të zgjidhet çështja e rrugëve, ndërtimet, oraret që na kanë premtuar, pastërtia, muzika e lartë natën. Për destinacionet tona, jemi krenarë për klientelën tanë. Por ka edhe disa destinacione ku kemi një klientëve që nuk do doja ta shikoja në Shqipëri, pa finesë, pa elegancë. Duam të krijojmë disa destinacione me klientelë të mirë, me çifte dhe familje, një produkt të mirë. Kjo duhet të shkojë mirë, duke punuar nga të dyja palët. Kemi qëllim që të jetë kështu në të gjithë vendit. Ta ndërtosh Shqipërinë nga një perspektivë turistike, krijon mundësi të mëdha. Pra kjo verë dhe tjetra janë të rëndësishme. Nëse shkon mirë do t’i keni klientët e Apollos në të gjithë Shqipërinë.

Zonja Kasa ju keni një eksperiencë të mirë në lidhje me këtë gjë. Sa të gatshëm janë strukturat akomoduese për të pritur një numër të madh peshuesish?
Ilda Kasa: E para nuk është se kemi shumë struktura akomoduese. Ato që kemi, por po bëhen edhe të tjera. Kemi kapacitete që janë në rritje, siç është Prestige Resort, i cili është në kapacitetin e 140 dhomave. Ama kur të finalizohet shkon në kapacitetin e 640 dhomave që është resorti më madh dhe ka hapësira. Ai është projektuar me shumë elegancë, ka zona, ka vendndodhjen. Ne jemi treguar shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e hoteleve. Janë investuar dhe hedhur para. Edhe stafi është pjesë e rëndësishme, duke nisur nga guzhina, prezantimi i bufeve. Ka pasur bashkëpunim dhe punë të madhe.

Zonja Nina turistëve skandinav vijnë në Shqipëri pasi duan të bëjnë një turizëm kulinar, artistik, gjeografik apo historik? Çfarë ka specifike në shijet e tyre?
Nina Hornewall: Mënyra se si e kemi prezantuar vendin tuaj i bëjnë ata që të vijnë. Ashtu siç e thash, një vend që pak e njohin. Një vend me njerëz të mirë, të sjellshëm, me klimë të mirë, me shumë ditë me diell, më kuzhinë të mirë, me hotele të mirë. Hoteli i fundit që u bë pjesë e koleksionit tonë është Prestige cili është hotel i shkëlqyer. Jemi krenarë që kemi arritur të bashkëpunojmë me të.
Si do të jetë dixhitura këtë vit për Shqipërinë?
Nina Hornewall: Dixhitura do jetë; ‘Zbuloni xhevarin në lindje të Mesdheut’

A është Shqipëria një vend me çmime më të lira sesa një vend tjetër? Përfshi këtu Kroacinë, Malin e Zi, Greqinë? 
Rrahman Kasa: Aktualisht është më e lirë. Por nuk besoj se është kjo arsyeja.

Përpos të gjitha arsyeve të tjera që thamë…
Rrahman Kasa: Është një ndër arsyet. Por oferta më e lirë që ne japim, ndikon tek vendet e Evropës qendrore që kanë ekonomi më të dobët, siç janë turistët polakë, çekë. Por jo për turistët nordik, pasi ata nuk vijnë për ofertën e ulët. Ata vijnë për të parë një vend ndryshe, që nuk njihet. Në turizëm janë të preferuara destinacionet e pa eksploruara. Turistët e huaj blejnë edhe turizëm ditor. Për turistët që vijnë për pushime në Durrës, ka mundësi që ata të zbulojnë destinacione, përveç Beratit, dhe Krujës, shkojnë deri në Ohër, pasi duke qenë në qendër kapin shumë ekskursione.
Sa është mesatarja e qëndrimit të një turisti në vendin tonë?
Rrahman Kasa: Minimumi 7 netë. Sepse ata vijë për pushime.
Ilda Kasa: Ka nga ata që vijnë në maj dhe kthehen në Korrik, Ka nga ata që vijnë në qershor, dhe duan të kthehen në shtator.

Zonja Kasa keni një mesazh tuajin?
Mesazhi im që dua t’ju jap të gjithëve është se jam e lumtur që po vjen kjo lloj klientele. Pas tyre vijnë edhe klientë më të mirë, pasi pas Apollos vjen Der Turistik gjerman, flasim për cilësi në këtë rast. Kemi gjetur mbështetje në disa pika nga qeveria. Do të kërkoja pak më shumë vëmendje nga bashkitë, sidomos nga bashkia Durrës që t’i thuhej; stop betonit. Duhet t’i kërkoja pak më shumë rregull dhe të jepte ndihmesën e tyre. mesazhi është; hajde ta ngrejmë lart emrin e vendit. E meritojmë, nuk na mungon asgjë. Ta shfrytëzojmë momentin.
Rrahman Kasa: Ne i kërkojmë qeverisë që këto pengesa të vogla që ekzistojnë, të përqendrohen. Mendoj se këto pengesa mund të tejkalohen, pasi mund të bëhen shkas që një turist mund të mos kthehet më. Kjo është me rëndësi për turizmin. Detajet bëjnë diferencën.

Ka një plan të madh për një investim në Prestige Hotel. Cili është ai?
Nina Hornewall: Shpresojmë që mos të kemi vetëm një mundësi për të investuar, por disa mundësi për të bërë. Për resortin Prestige do të vijojmë këtë vit me një volum dhe për vitin tjetër do ta rrisim volumin. Për Prestige po krijojmë disa variante, do të jetë një nga produktet e fokusuara për hotelet, siç është ‘Mondo Selected’, i cili është një produkt elegant me lehtësira, për çifte dhe familjet me fëmijë. Do të jetë një produkt që e luajmë ‘Life-style product’, me joga në mëngjes, me ushtrime në mëngjes për fëmijët, me ushqim të mirë dhe degustim verërash.

Aktualitet operatorët të përgatitur. Çfarë i pret në Durrës e Golem Turistët nordikë zgjedhin Shqipërinë