Bota15 Gusht 2022, 08:46

Turistët rusë ‘priten’ me himnin ukrainas në Finlandë: Jo të gjithë janë me Putinin!

Shkruar nga Pamfleti

Turistët rusë ‘priten’ me himnin ukrainas në Finlandë: Jo të gjithë janë me Putinin!

Turistët rusë ‘priten’ me himnin ukrainas në Finlandë.

Qyteti lindor finlandez i Imatras, dhe veçantërisht ura me pamje nga pragjet e Imatrankoskit, është një nga atraksionet natyrore më të njohura të Finlandës, veçanërisht për turistët rusë. Edhe Katerina e Madhe, Perandoresha e Rusisë, vizitoi Imatrankoskin në 1772.

Përballë urës ekziston një digë shekullore, e cila hapet në të njëjtën kohë çdo ditë për shkarkim, duke bërë që uji të vërshoi nën urë. Ky fenomen, i shoqëruar nga tingujt e muzikës së kompozitorit finlandez, Jean Sibelius, i jep Imatrankoskit një frymë tjetër, çka adhurohet nga turistët.

Megjithatë që nga fundi i korrikut, qyteti i Imatrës e ka nisur shfaqjen duke luajtur himnin kombëtar të Ukrainës, për të protestuar kundër pushtimit rus, raporton France24.

Finlanda, e cila ndan 1,300 kilometra kufirin lindor me Rusinë, po përgatitet gjithashtu të kufizojë vizat turistike të lëshuara për rusët.

“Kjo është e keqe për rusët që e duan Finlandën”, thotë Mark Kosykh, një turist rus 44-vjeçar, i cili ka ardhur për të parë pragjet me familjen e tij. “Por ne e kuptojmë qeverinë e Finlandës”- shprehet ai, duke shtuar se ka ende rusë që nuk e pëlqejnë luftën.

Jo të gjithë rusët janë me Putinin. Qeveria dhe të gjithë njerëzit duhet ta kuptojnë këtë”- tha Kosykh.

Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të këtij viti duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota Finlande Putini