
"Turp, Adriatik Llalla kalonte para CASH me valixhe"! Flamur Vezaj jep alarmin nga SHBA: Edhe Arta Marku po ndjek rrugën e tij!
Në gjurmët e Llallës fatkeqësisht po kalon edhe PPP-ja Arta Marku, e cila jo vetëm kaq, por me raste harron që prokurorët janë të pavarur
Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj, ka shpërthyer me një gjuhë të ashpër ndaj ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili do të hetohet edhe për tre muaj të tjerë.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, gazetari Vezaj shkruan i revoltuar se Llalla u kap duke transportuar para CASH me çanta, ndërsa drejtonte institucionin e Akuzës në Shqipëri.
Sipas Vezajt, Llalla mbushi Prokurorinë me të paaftë dhe e shkatërroi institucionin, duke bërë pazare me kriminelë, ndërsa jep alarmin nga SHBA se dhe kryeprokurorja aktuale, Arta Marku, po ndjek rrugën e tij, duke mos hetuar asnjë dosje.
Reagimi i plotë:
Lexova koleget qe raportuan se me kerkese te Prokurorise se Krimeve te Renda, togat e zeza ia paskan zgjat hetimet A.Llalles edhe per tre muaj te tjere ne pritjen te leter-porosise gjermane! Pasi keta te fundit dyshohet se i paskan kap nje sasi te madhe eurosh ne cash ne kufi A.Llalles e familjareve te tij, te cilat pervec se nuk i kishin deklaruar ne kufi mendohet se jane fituar nga aferat korruptive! Sa turp!
Ish-Prokurori i Pergjithshem i Shqiperise hetohet per pastrim parash etj dhe po transferonte para CASH me cante! Hajde turp hajde nga kush eshte drejtuar institucioni i akuzes ne Shqiperi dhe pastaj themi pse krimi organizuar e politikanet e korruptuar kane lulezuar! Ja pra nga keta tipa qe vendosen ne vende te tilla per pazare te politikes dhe me pas ky emroi shok te tij te paafte qe shkaterruan prokurorine duke bere pazare me kriminel!
Por sic duket ky ish-prokurori Llalla nga yndyrat e lekeve i eshte trash edhe mendja duke lene mbrapa edhe gjerat personale edhe pse ato nuk i duhen atje ku ka ikur! Nje nga gjerat qe ka lene rrugeve eshte edhe kjo ID-i me te cilen PPP-ja e ka marr ne dorezim!
E ne gjurmet e Llalles fatkeqesisht po kalon edhe PPP-ja A.Marku e cila jo vetem kaq por me raste harron qe prokuroret jane te pavarur dhe bene si A.Llalla por kur ngrihen dyshime per mos veprimin e saj ne raste te caktuara qe kane te bejne me skandalet e qeverise ajo justifikohet se nuk ka ne dore asgje pasi vendimarrja e prokuroreve eshte e pavarur! Pra kur jane fjalet e mira per akuzen ajo del e merr meritat e kur ka akuza ajo ia hedh fajin prokuroreve te tjere!
Thene ndryshe per transferime prokuroresh thote jam si Llalla e per hetime jane te pavarur prokuroret! Po aman te keqen kur te ikesh nga PPP-ja mos lere mbrapa ID-n sic beri ai para teje!