Sport 7 Maj 2022, 20:31

Turp historik për “Djajtë e Kuq”, humbja e thellë me Brajtonin i thyen Mançetser Junajtid ëndrrën Champions

Shkruar nga Pamfleti
Turp historik për “Djajtë e Kuq”, humbja e thellë me

Turp historik për “Djajtë e Kuq”, humbja e thellë me Brajtonin i thyen Mançetser Junajtid ëndrrën Champions

Mançester Junajtid ka pësuar një humbje poshtëruese në ndeshjen e ditës së sotme, ku është mundur nga Brajtoni me rezultatin 4-0 në transfertë. 

Pjesa e parë u mbyll  1-0 në favor të vendasve, të cilët menduan shpejt për të shuar çdo shpresë të Junajtid, duke shënuar dhe tre herë të tjera brenda 15 minutave të para të pjesës së dytë. 

Mançester Junajtid ka pësuar 56 gola në Premier Ligë këtë sezon, numri më i lartë i pësuar në një sezon të vetëm të kampionatit nga “Djajtë e Kuq”. 

Skuadra e Ronaldos gjendet kështu në vendin e 6 renditjes, matematikisht jashtë zonës Champions për shkak të diferencës me pikë nga vendi i katërt me ende një ndeshje ende për të luajtur. 

Sport Brajton Mançester Junajtid Premier Liga