Politike23 Qershor 2022, 15:19

"Turp!" Rama vërshon në kritika ndaj Brukselit: Ajo që po ndodh me Kosovën është çmenduri, edhe nën pushtim lëviznin pa viza

Shkruar nga Pamfleti
"Turp!" Rama vërshon në kritika ndaj Brukselit: Ajo që

"Turp!" Rama vërshon në kritika ndaj Brukselit: Ajo që po ndodh me Kosovën është çmenduri, edhe nën pushtim lëviznin pa viza

Rama e ka konsideruar çmenduri dhe një turp mosliberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian për Kosovën.

Përmes një konference të përbashkët për shtyp me homologun maqedonas Dimitar Kovacevski dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në përfundim të samiti të BE, Rama ka vërshuar në kritika ndaj Brukselit, duke e konsideruar pengmarrje mungesën e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në BE.

Imagjinojeni. Ata ishin në diktaturën jugosllave dhe mund të lëviznin lirisht”- tha Rama, duke shprehur keqardhje që kosovarët mbeten popullata e vetme në Evropë që nuk mund të lëvizë lirisht.

“Një tjetër peng marrje është ajo e Kosovës. Është popullata e vetme në Evropë që nuk mund të lëvizë lirisht. Imagjinojeni. Ata ishin në diktaturën jugosllave dhe mund të lëviznin lirisht. Dhe që kur u liruan, çlirimtarët e tyre nuk i lejojnë të lëvizin lirisht. Kjo është e turpshme.  Unë u thashë dhe ndihem i keqardhur që u ndjeva si të nevojshme, që Serbia është në realitet krejtësisht tjetër. Flasim për një vend ku popullariteti i Putinit është 80% dhe opinioni nuk është i prirur të vrapojë drejt Brukselit por jashtë çdo pritshmërie, edhe times, se sinqerisht nuk e prisja. 3 herë janë harmonizuar me Bashkimin Evropian dhe perëndimin kundër Rusisë, duke votuar edhe për përjashtimin e Rusisë nga këshillit i të drejtave të njeriut. Unë nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufi në raport me kërkesat për sanksionet. Serbia nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë, kaq shpejt dhe çuarja deri në kufi jep efektin e kundërt! Dhe koston do ta ketë axhenda evropiane e Serbisë dhe popullate e rajonit”, tha Rama.

Politike mosliberalizimi i vizave Rama