Kosova 6 Janar 2023, 19:44

“Turp të keni, shqiptarët po na mbrojnë”, serbët në Zubin Potok brohorasin kundër Petkoviçit dhe krerëve të Listës Serbe

Shkruar nga Pamfleti
“Turp të keni, shqiptarët po na mbrojnë”, serbët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë mbrëmje në Zubina Potok. Gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes, serbët e mbledhur kanë brohoritur kundër drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç dhe krerëve të Listës Serbe, që ishin të pranishëm aty.

Siç raporton “Nova.rs”, gjatë fjalimit të peshkopit Teodosije për Rashkë-Prizren, një grup serbësh filluan të thërrasin “Petkoviq, a është kjo 50:0 për ne? Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë”, më pas i kanë drejtuar një sërë sharjesh.

Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosije, gjatë gjithë kohës u përpoqën t’i qetësonin masën, por nuk ia dolën dot.

Disa qytetarë me këmbëngulje e pyesnin Petkoviçin: “A po ju ruajnë edhe juve shqiptarët?. Është e lehtë për juve atje lart në Beograd”.

A post shared by Zubin Potok INFO (@zubinpotokinfo)

Prishtine Serbet Shqiptaret Zubin Potok