Roma është eleminuar nga Kupa e Italisë. Specia ia ka dalë të triumfojë në minutat shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.
Ekipi i Ismajlit shënoi dy gola në pjesën e parë me Galabinov dhe Saponara, ndërsa kryeqytetasit ngushtuan nngushtuan në fillim diferencën me Pelegrinin në minutën e 42 nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa 30 minuta më vonë Roma barazoi rezultatin me Mkitarjan.
Shtesat nuk shkuan mirë për të besuarit e Fonsekës, teksa Mancini dhe Lopez u ndëshkuan me kartonë të kuq, duke lënë ekipin me 9 lojtarë. Në këto kushte, Speiza realizon dy herë me Verde dhe Saponara; përkatësisht në minutat 107 dhe 119, duke eliminuar Kumbullën me shokë. Hidhërohet shqiptari, gëzon shqiptari te Spezia, Ismajli.