Sport 7 Shtator 2019, 22:55

Turqia fiton me vuajtje, Ronaldo përkund Portugalinë në Serbi!

Shkruar nga Pamfleti
Turqia fiton me vuajtje, Ronaldo përkund Portugalinë në Serbi!

U luajtën mbrëmjen e sotme të tjera ndeshje të vlefshme për kualifikuest e Europianit 2020.

Portugalia fitoi pastër në transfertë ndaj Serbisë, me shifrat 2-4. Karvajo dhe Guedesh shënuan për luzitanët në minutat 42 dhe 58, ndërsa serbët ngushtuan shifrat në të 68-tën me Milenkoviç.

Gjithsesi, ishte Kristiano Ronaldo në të 80-tën, që pasi iu vodh mbrojtjes, shënoi edhe të tretin. Mitroviç ngushtoi sërish shifrat për serbët 5 minuta më vonë, por portugezët nuk ishin dorëzuar akoma, dhe Bernardo Silva shënoi të katërtin pak sekonda pas golit të Mitroviç.

Në takimin tjetër në grupin tonë, Turqia vuajti në shtëpi përballë Andorrës, duke krijuar një numër të madh rastesh. Por, golin e vetëm të sfidës, e gjeti në minutën e 89-të, me Tufan, gol që i dha edhe 3 pikët e nevojshme.

Më herët, Anglia kishte fituar 4-0 ndaj Bullgarisë, ndërsa edhe Islanda e grupit tonë shënoi fitore 3-0 ndaj Moldavisë.

Sport Euro2020