Bota28 Qershor 2022, 21:05

Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Shkruar nga Pamfleti
Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe

Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Turqia ka rënë dakord të mbështesë aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Suedisë dhe Finlandës kanë nënshkruar një memorandum për anëtarësimin e dy shteteve nordike në NATO, duke hequr bllokimin turk në procesin e anëtarësimit. Vendimi vjen pasi liderët e tre vendeve folën në një samit të NATO-s në Madrid.

Përmes një deklarate, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto thekson se: “Ne patëm një takim të plotë me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson, të ndihmuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Si rezultat i atij takimi, ministrat tanë të jashtëm nënshkruan një memorandum trepalësh që konfirmon se Turqia në samitin e Madridit këtë javë do të mbështesë ftesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë të NATO-s.

Stoltenberg konfirmoi marrëveshjen, duke thënë se memorandumi adresonte shqetësimet e Turqisë, duke përfshirë eksportin e armëve dhe terrorizmin.

Përpjekja e shteteve nordike për t’u bashkuar me aleancën hasi një pengesë kur presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se ishte kundër anëtarësimit të vendeve në Aleancë përsakohë ata mbështesin militantët kurdë.

Në deklaratën e kreut finlandez thuhej se: “Memorandumi ynë i përbashkët nënvizon angazhimin e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për të dhënë mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit. Të bëhemi aleatë të NATO-s do ta forcojmë më tej këtë angazhim.”

Bota Finlande TURQI