
Turqia përgatit hetim ndërkombëtar për vrasjen e Khashoggit
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se Turqia po përgatit masa për të nisur një hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Ai nuk e shtjelloi më shumë këtë proces, por i tha agjencisë “Anadolu” se Ankaraja tashmë ka përgatitur bazën për një hetim ndërkombëtar dhe së shpejti do të ndërmerren hapat e nevojshëm.
Kolumnisti i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili kritikonte Princin e Kurorës saudite u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll.
Arabia Saudite po gjykon 11 persona, përfshirë disa nga rrethi i ngushtë i Princit të Kurorës, dhe po kërkon dënim me vdekje kundër pesë prej tyre, raporton Asocciated Press./REL