
Turqit marrin Spitalin Rajonal në Durrës, gati “pushtimi” i 10 spitaleve të tjerë në qarqe
Dokument/ Ky pazar i Edi Ramës, që po bëhet në favor të dhëndrit të Erdogan, është maskuar pas projektit qeveritar të miratuar në muajin tetor 2022, për gjoja autonominë financiare dhe eficencën e spitaleve rajonale në Shqipëri
Pas spitalit “Memorial” në Fier, të cilin Erdogan tha se e ndërtoi dhuratë për shqiptarët, por po e komandon dhe po e përdor si biznes të dhëndrit të tij, turqit kanë “pushtuar” Spitalin Rajonal Shtetëror të Durrësit.
Më 7 janar 2021 në Ankara dhe më 17 janar 2022 në Tiranë, në prezencë të kryeministrit Edi Rama e presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, ministrja Ogerta Manastirliu nënshkroi dy marrëveshje me ministrin turk të shëndetësisë, Fahretin Koca.
U tha se marrëveshja ishte për të dërguar çdo vit 100 pacientë Turqi, dhe ndihmë me pajisje për spitalet, por pazari qenka bërë për t’i dhënë turqve menaxhimin e spitaleve publike në Shqipëri.
Sipas njoftimit të tenderit me afat datën 6 shkurt, shpenzimet vetëm për fjetjen e dy menaxherëve turq në hotel, do kushtojnë mbi 37 milionë lekë, të cilat do paguhen nga buxheti vjetor që qeveria i jep Spitalit Rajonal të Durrësit.
Nëpërmjet kontakteve tona, mësuan se në Akt-Marrëveshjen Rama- Erdogan, është rënë dakord që “esnafët” turq të administrojnë të 11 spitalet rajonale në Shqipëri, ndërsa drejtorët e tyre do jenë thjeshtë “dezhurne”.
Pas spitalit të Durrësit, brenda muajit mars 2023, turqit do marrin në dorë administrim-menaxhimin e spitaleve rajonalë në Vlorë, Berat e Gjirokastër, ndërsa brenda vitit do marrin spitalin e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Lezhës, Elbasanit, Fierit e Korçës.
Ky pazar i Edi Ramës, që po bëhet në favor të dhëndrit të Erdogan, është maskuar pas projektit qeveritar të miratuar në muajin tetor 2022, për gjoja autonominë financiare dhe efiçencën e spitaleve rajonal në Shqipëri./Pamfleti