Politike22 Tetor 2019, 11:28

Tusk dhe Juncker për negociatat: Liderët e BE të marrin vendimin e duhur para Samitit të Zagrebit!

Shkruar nga Pamfleti
Tusk dhe Juncker për negociatat: Liderët e BE të marrin vendimin

Tusk dhe Juncker për negociatat: Liderët e BE të marrin vendimin e duhur para Samitit të Zagrebit!

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, deklaruan sot se refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat në 18 tetor ishte një gabim i madh nga ana e BE.

Ditën e sotme duke folur rreth vendimeve të marra nga Samiti i Këshillit Evropian më 17-18 tetor, Tusk ka thënë se vendimi që u mor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gabim dhe sipas Tusk këtë mendim të tijin ua kishte thënë edhe liderëve të BE.

Më pas Tusk ka thënë se tani ai shpreson që liderët e BE do të mund të gjejnë konsensusin që unanimisht të japin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor përpara Samitit të Zagrebit që do të mbahet në maj të viti 2020.

“Udhëheqësit zhvilluan një debat të vështirë për zgjerimin. Pas rekomandimit të qartë nga Komisioni, një shumicë dërrmuese e vendeve anëtare dëshironin të hapnin bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përkundër kësaj, unanimiteti i kërkuar nuk ishte i mundur javën e kaluar. Sipas mendimit tim, ky ishte një gabim, të cilin ua kam thënë udhëheqësve (dhe unë kam qenë pak më i drejtpërdrejtë atëherë). Tani mund të shpresoj vetëm se liderët nxjerrin përfundimet e duhura, kur diskutojnë procesin e pranimit përpara samitit të Zagrebit në maj të vitit 2020.”, u shpreh ai 

Edhe presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Juncker u ndal te vendimi i BE-së për negociatat.  Juncker tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritonin hapjen e negociatave.

“Mosnisja e bisedimeve të anëtarësimit me dy vendet  është ishte një gabim i madh nga ana e BE.Ne nuk krijojmë një përshtypje të mirë, kur u japim vendeve një detyrë e më pas japim një verdikt negativ. Ballkani Perëndimor është një interes strategjik i BE-së dhe një vend me potencial.”, u shpreh ai. 

Politike