Aktualitet16 Shkurt 2019, 11:57

Tym e flakë para Kryeministrisë, Garda “mbyt” protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë

Shkruar nga Pamfleti

Tym e flakë para Kryeministrisë, Garda "mbyt" protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë

Është shoqëruar me tensione të forta protesta e opozitës para Kryeministrisë. Mijëra qytetarë të mbledhur para Kryeministrisë, duke kërkuar rrëzimin e Edi Ramës, kanë vërshuar drejt hyrjes së institucionit, duke çarë kordonin e policisë.

Ata kanë çmontuar skelën e vendosur para Kryeministrisë, si dhe kanë thyer xhamat e dyert. Menjëherë pas vërshimit të qytetarëve, Garda e Republikës është hedhur në sulm nga brenda Kryeministrisë, duke “mbytur” qytetarët me gaz lotsjellës dhe ujë.

Siç mund të shihet dhe nga fotoja e mëposhtme, nga gazi lotsjellës kanë mbetur të lënduar disa protestuest.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet garda protestuesit