Sport 2 Qershor 2018, 12:24

Tymnaja rreth Skënderbeut, klubi korçar sqaron situatën dhe akuzon mediat

Shkruar nga Pamfleti
Tymnaja rreth Skënderbeut, klubi korçar sqaron situatën dhe

Skënderbeu është kryefjala e futbollit shqiptar. Korçarët nuk përfliten vetëm për arritjet e tyre futbollistike, por për shkak të dënimit nga UEFA me 10 vite pezullim nga Kupat e Evropës dhe 1 milion euro gjobë. Vendimi i CAS-it pritet që të merret këto ditë dhe e ardhmja e korçarëve është në ajër deri në publikimin e masave për klubin e tyre. 

Mediet bëjnë punën e tyre dhe aludojnë në lidhje me të ardhmen e klubit, lojtarëve, por dhe vetë presidentit Ardjan Takaj që lidhet me një kalim në klubin e Tomorit. Klubi korçar doli para pak minutash me një deklaratë zyrtare në lidhje me lajmet e publikuara nga mediet për situatat e fundit në klubin korçar. 

Reagimi i plotë i Skënderbeut – ”Duke marrë shkas nga shkrimet e publikuara gjatë këtyre ditëve në median e shkruar dhe online ftojmë përfaqësuesit e mediave të jenë me korrektë përsa i përket lajmeve mbi Klubin e futbollit ‘Skënderbeu’.

– Së pari kërkojmë të mos abuzohet me merkaton dhe shifra të cilat nuk egzistojnë dhe së dyti dëshirojmë të sqarojmë mediat dhe opinionin publik se klubi ka kërkuar pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s dhe në momentin që do të ketë një vendim nga CAS do ju informojmë ndaj lutemi të mos keqpërdoret ky moment për të krijuar lajme të cilat nuk egzistojnë.

– Gjithashtu kërkojmë nga media të caktuara të mos abuzojnë me të ardhmen e presidentit Ardjan Takaj dhe stafit bardhekuq. Presidenti është totalisht i bindur tek pafajësia e plotë dhe ka marrë garancinë nga zyra ligjore që po merret me çështjen se gjithçka do të mbyllet me sukses ndaj kërkojmë prej jush të mos abuzoni dhe krijoni situata të cilat cënojnë ambjentin bardhekuq.

– Ndryshe nga çfarë media po pasqyron për interesa të caktuara, KF Skënderbeu po punon i qetë për të përforcuar ekipin në kuadër të pjesmarrjes në kompeticionet europiane.

E ardhmja i përket vetëm Skënderbeut.

– Nqs mediat kanë ndonjë paqartësi lidhur me merkaton dhe cështjen e dënimit mund të kërkojnë informacion paraprak pranë zyrës së shtypit.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Me respekt,
KF Skënderbeu”, – shkruajnë korçarët në ”Facebook”-un e tyre zyrtare. 

 

Sport CAS Medie Reagim Skënderbeu Vendim