Kronike15 Prill 2022, 15:25

U aksidentua në punë, humb jetën punëtori 19-vjeçar në Portin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
U aksidentua në punë, humb jetën punëtori 19-vjeçar

Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në punë pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në Portin e Durrësit dhe viktima është shtetasi R.G, i cili ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të rënda të marra.

Aksidenti ka ndodhur teksa ishte duke punuar te sektori i kontejnerëve dhe mësohet se është aksidentuar nga vinçi. Mësohet se policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Por sot, një tjetër person humbi jetën teksa punonte. Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë në zonën e Kasharit. Ai ishte duke punuar në një ndërtesë dhe ka humbur jetën pas rënies nga lartësia.

Kronike Durrës humb jetën PORT