Kronike 6 Nëntor 2022, 20:11

U aksidentua në SHBA, humb jetën ish-zyrtari shqiptar nga Lezha

Shkruar nga Pamfleti

Ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore dhe Filialit të Postës në Lezhë, Petrit Marku, ka humbur jetën në një aksident me makinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej 4 vitesh së bashku me familjen e tij.

Policia atje thotë se 51-vjeçari vdiq kur Fordi F-350 goditi një kamion gjysmë rimorkio, që bëri që të dy automjetet të bien poshtë argjinaturës në të dy anët e autostradës.

Sipas burimeve nga mediat amerikane, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në New York dhe Marku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra gjatë aksidentit.

Kujtojmë se Petrit Marku ka qenë drejtues institucionesh gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-20013.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kronike #Petrit Marku aksident SHBA