Showbiz 4 Janar 2019, 09:52

U akuzua se kopjoi këngën e vitit 1973, gjykata refuzon kërkesën e këngëtarit

Shkruar nga Pamfleti
U akuzua se kopjoi këngën e vitit 1973, gjykata refuzon

Gjykata në SHBA ka hedhur poshtë kërkesën e tërheqjes së padisë të këngëtarit Ed Sheeran. Ai akuzohet për kopjim të këngës Let’s get it on të Marvin Gaye. Gjykatësi Lousi Stanton tha se janë gjetur ngjashmëri të shumta të elementeve muzikorë midis dy këngëve.

Sheeran ka mohuar faktin e kopjimit të këngës të vitit 1973. Padia është ngritur kundër Sheeran, Sony ATV Music Publishing dhe Atlantic Records nga trashëgimtarët e producentit Ed Townsend që ishte bashkëautor i Let’s Get It On me Gaye.

Gjithashtu kompania po shqyrton një padi prej 100 milionë dollarësh për të njëjtën arsye që u ngrit qershorin e kaluar nga kompania Structured Asset Sales, e cila zotëron një pjesë të së drejtës së autorit në këngën e Gaye.

Showbiz ed sheeran gjykatë