
Një rekrut rus është dënuar me pesë vjet e gjysmë burgim pasi u grind me eprorët e tij për kushtet e këqija me të cilat ata përballen gjatë stërvitjes.
Në një video të filmuar më 13 nëntor rekruti, Alexander Leshkov shihet duke bërtitur sharje dhe duke shtyrë nënkolonelin, Denis Mazanov në një terren stërvitor jashtë Moskës.
“Në video, Leshkov dëgjohet duke i thënë komandantit të tij: “Ju po sabotoni urdhrat e drejtpërdrejta të komandantit të përgjithshëm për të furnizuar dhe trajnuar ushtarët e mobilizuar. Duhet të arrestohesh”, tha ai.
Më pas Leshkov i fryn tymin nga cigaret elektronike në fytyrë oficerit, i cili shtyhet nga Leshkov pasi i afrohet.
“Nuk jeni ju ai që duhet të uleni në llogore me ne,” tha Leshkov.
Në një intervistë me gazetën Moskovskij Komsomolets menjëherë pas incidentit, Leshkov tha se ankesat e tij të mëparshme ishin injoruar vazhdimisht nga eprorët e tij.
“Është për të ardhur keq që duhet të vuash për të thënë vërtetën,” tha ai.
Ndërkohë që gjykata ushtarake jashtë Moskës vendosi se Leshkov ishte fajtor për “shkaktim të lëndimit fizik” ndaj komandantit të tij gjatë kryerjes së shërbimit të tij ushtarak dhe e dënoi atë me 5 vite e gjysmë burg.
Për të mbytur mospajtimin nga trupat e mobilizuara dhe të afërmit e tyre, autoritetet ruse kanë miratuar një sërë projektligjesh që ashpërsojnë dënimet për dezertimin dhe mosbindjen.
Ka pasur gjithashtu raporte që tregojnë se “refusenikët” rusë mbaheshin në bodrume të paligjshme në të gjithë Ukrainën lindore .