Bota22 Mars 2022, 09:54

U arratis nga Mariupoli, rrëfimi rrëqethës i 27-vjeçares ukrainase: Fëmijët po vdesin nga etja dhe uria!

Shkruar nga Pamfleti
U arratis nga Mariupoli, rrëfimi rrëqethës i 27-vjeçares

U arratis nga Mariupoli, rrëfimi rrëqethës i 27-vjeçares ukrainase: Fëmijët po vdesin nga etja dhe uria!

Victoria, 27 vjeçarja ukrainase e cila arriti të largohej nga Mariupol, ka rrëfyer se si e la familjen pas ndërsa u zhvendos në një fshat rreth 20 km larg qytetit, shkruan BBC.

“Qyteti im është shkatërruar plotësisht,” tha ajo, me zërin që i dridhej teksa përshkruante zhurmat e përditshme të sulmeve ruse. “Njerëzit po qëndrojnë në bodrum, por nuk janë të sigurt. Ata po lëshojnë bomba gjatë gjithë kohës kështu që bodrumet po shkatërrohen.”

Ajo thotë se shumë njerëz nuk kanë ushqime dhe ujë.

“Tre fëmijë që njoh vdiqën nga dehidratimi. Është shekulli 21 dhe fëmijët po vdesin nga dehidratimi. Dhe një pjesë tjetër po vdesin nga uria”

Victoria shton se ajo nuk ishte në gjendje të ndihmonte anëtarët e tjerë të familjes të largoheshin nga qyteti i Mariupolit.

“Unë do të qëndroj në Ukrainë dhe do të përpiqem të shpëtoj familjen time në Mariupol. Mariupol është e gjithë jeta ime, nuk e kuptoj pse duhet ta lë qytetin tim, vendin tim për shkak të Rusisë,” përfundoi Victoria.

Kujtojmë se Mariupol është kthyer në objektiv të ushtrisë ruse. Ata prej ditësh kanë rrethuar qytetin dhe kanë kërkuar që ushtarët dhe vullnetarët të dorëzohen pa rezistencë, mirëpo kjo është refuzuar kategorikisht prej tyre.

Bota #arratis #etje femijë mariupol rrëfim sulmi Ukraina uri