Aktualitet11 Maj 2018, 20:01

Foto/U arratisën nga burgu dhe ngritën në këmbë gjithë Greqinë, arrestohen 2 nga shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

U arratisën nga burgu dhe ngritën në këmbë gjithë Greqinë, arrestohen 2 nga shqiptarët

Policia greke ka mundur të arrestojë pak minuta më parë, dy të arratisurit nga burgu tre ditë më parë në momentin që po transportoheshin drejtë një institucioni tjetër për të vuajtur dënimin.

Ata ishin dy të fundit nga grupi prej 4 të arratisurve shqiptare që mundën t’i shpëtojnë gardianëve tre ditë më parë në portin e Pireut.

Sipas mediave greke, operacioni u zhvillua në lagjen Nea Filadelfia rreth orës 21:00 të mbrëmjes, sipas orës lokale. Për kapjen e tyre u dërguan forcat speciale të policisë greke.

Alfons Doçi dhe Xhuljan Halili, dy të dënuarit me burgim të përjeteshëm nga drejtësia greke nën akuzat e vrasjes dhe trafikun e lëndëve narkotike, nuk bënë asnjë rezistence gjatë aksionit për kapjen e tyre.

 

shqiptari i arratisur2


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet arratisje burgu Dy shqiptaret Greqi