Kronike10 Shkurt 2023, 12:47

U arrestua me bashkëpunëtorin e tij shqiptar, kush është ‘Maçoku’ që akuzohet për 450 vrasje në burgjet e Ekuadorit

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua me bashkëpunëtorin e tij shqiptar, kush është

U arrestua me bashkëpunëtorin e tij shqiptar, kush është ‘Maçoku’ që akuzohet për 450 vrasje në burgjet e Ekuadorit

Policia kolumbiane arrestoi Wilder Emilio Sánchez Farfán, alias El Gato (Maçoku), një trafikant droge ekuadorian i konsideruar si një nga më të fuqishmit në Amerikën e Jugut dhe që mbante lidhje të forta me Kartelin Jalisco Nueva Generación (CJNG) dhe kartelin Sinaloa të Meksikës.

Në shkurt 2022, Qeveria e Shteteve të Bashkuara e renditi “El Gato” si një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në botë, që kishte qendrën e tij nëGuayaquil, Ekuador. Sipas informacioneve nga Ambasada e SHBA-së në Meksikë, “Sánchez Farfán merrte sasi shumë-tonëshe kokaine nga laboratorët e prodhimit në Kolumbinë jugore dhe e kalonte këtë kokainë nga ai vend në Ekuador nëpërmjet transportit tokësor. Dërgesat e kokainës dërgoheshin nga Ekuadori në Amerikën Qendrore, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara nëpërmjet avionëve privatë, anijeve detare, kontejnerëve komercialë dhe automjeteve tokësore.”

Përveç kësaj, El Gato konsiderohet nga SHBA si një burim i rëndësishëm që furnizonte me kokainë kartelin Sinaloa përmes partnerëve që lehtësojnë dërgesat e disa tonëve të kësaj droge për anëtarët e Kartelit të Paqësorit që operojnë në Culiacán, Manzanillo, Ensenada.

Maçoku akuzohet për vrasjen e 450 vetëve nëpër burgjet e Ekuadorit. Mësohet se bashkë me “Gato Farfán” ose “Jerry”-n, që njihej si trafikanti më i madh referuar drogës që dërgohej në Evropë dhe SHBA, është prangosur dhe 37-vjeçari Artur Rrapaj nga Fieri, i cili ishte pjesë e kartelit të vetëquajtur Nueva Generación Ecuador. Ky shtetas ka precedentë penale edhe në Shqipëri.

Arrestimi i tyre u arrit pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe asaj ekuadoriane.

Kronike ekuador macoku