Politike 6 Qershor 2019, 15:37

U arrestua ne protestën e 2 Qershorit/ Gjykata liron Ilr Katirajn, ‘shoku i qelisë’ i Klevis Balliut: Qeveria të

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua ne protestën e 2 Qershorit/ Gjykata liron Ilr Katirajn, 'shoku i qelisë' i Klevi Balliu: Qeveria të largohet!

Gjykata Penale ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Ilir Katirajn, protestuesin e arrestuar pas tubimeve të opozitës para kryeministrisë dhe Parlamentit me datën 2 Qershor.

Kujtojmë se menjëherë pas përfundimit të protestës ka vijuar edhe aksioni policor për ndalimin e personave që kryen akte dhunë mbrëmjen e 2 Qershorit përpara Parlamentit, ku u ndaluan dhjetra protestues mes të cilëve edhe Katiraj.

Ai është një banor i Unazës së Re, Ilir Katiraj, i cili në Dhjetor të vitit të kaluar u lirua nga masa e “arrestit me burg” pasi në muajin Nëntor po të vitit 2018 kishte goditur me këpucë kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se më 25 Nëntor 2018, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg 30 ditë për Ilia Sketiraj i cili tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Rama teksa ky i fundit po jepte një deklaratë për mediat në ambjentet e jashtme të Spitalit të Traumës, ndërkohë që sapo kishte vizituar efektiven e plagosur Ina Nuka. Katiraj është liruar nga burgu një muaj më vonë pasi Gjykata dha ndaj tij masën e detyrimit të paraqitjes.

I pranishëm ishte edhe ish-deputeti i PD, Klevi Balliu i cili në një prononcim për gazetarët tha se qeveria duhet të largohet sa më parë.

codramol
smile

Politike gjykata Ilir Katiraj Klevis Balliu