Aktualitet28 Prill 2022, 14:46

U arrestua pasi vidhte karburant dhe fuste sende të jashtëligjshme, Gjykata liron ish-drejtorin e burgut të Reçit

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua pasi vidhte karburant dhe fuste sende të jashtëligjshme,

U arrestua pasi vidhte karburant dhe fuste sende të jashtëligjshme, Gjykata liron ish-drejtorin e burgut të Reçit

Gjykata e shkalles se parë ka dhënë masën “arrest shtëpie” për drejtorin e burgut të Reçit Ervis Zika, i cili u arrestua pak ditë më parë.

Drejtori i burgut të Reçit dyshohej se ka kaluar në regjim pa skaner sende të paligjshme dhe se ka firmosur në mënyrë fiktive kartelat e karburantit.

Pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përbën rrezikshmëri për ikjen nga vendi.

Hetimi ndaj drejtorit të burgut të Reçit do vijojë në kushtet e arrestit të shtëpisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkallës se parë në Shkodër Izabela Radovani ndërsa prokurore e çështjes Shqiponja Milla.

Arresohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër

Tirana #Ervis Zika #Rec Arrestim Burg Drejtor gjykata Shkodër