Aktualitet 2 Korrik 2022, 11:25

U arrestua për grabitjen e vilës së Marco Verrattit në Ibiza, flet shqiptari: Jam i pafajshëm, erdha pasi kishte ndodhur ngjarja

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua për grabitjen e vilës së Marco Verrattit në

Një shqiptar dhe një spanjoll janë lënë në burg në Denia të Sanjës, për grabitjen e vilës ku po qëndronte me pushime, ylli italian Marco Verratti në një vilë në Ibiza në pronësi të ish-lojtarit Ronaldo Nazário.

Katër persona të tjerë të arrestuar në  Costa del Sol  janë liruar nga akuza. Arrestimet janë pjesë e një operacioni të  Policisë Kombëtare të  koordinuar nga Gjykata e Instruksionit në Murcia, ku nisën hetimet.

Hetimi i policisë lidh bandën e çmontuar me gati njëzet sulme në shtëpi, sipas burimeve pranë rastit. Dy të arrestuarit në Dénia janë mbajtur në Komisariat që nga arrestimi i tyre të martën e kaluar, kur zbritën nga  trageti  që i transferoi nga Ibiza.

Në makinë agjentët  gjetën sende nga  grabitja milionëshe e lojtarit të Paris Saint-Germain, i cili raportoi për vjedhjen e 10 mijë eurove dhe bizhuteri dhe ora me vlerë rreth  tre milionë  euro. Çështja është nën hetim dhe të arrestuarit në Dénia, të ndihmuar nga avokati  Francisco Miguel Galiana Botella , përfituan nga e drejta e tyre për të mos dëshmuar në zyrat e policisë.

Megjithatë, shtetasi shqiptar i ndaluar në deklaratën e tij ka saktësuar se ka mbërritur në ishullin Ibiza të hënën e kaluar, një ditë pas grabitjes.

Mësohet se autorët hynë nga një dritare e hapur e vilës dhe në të njëjtën kohë, poshtë në shtëpi zhvillohej një festë e organizuar nga Verratti.

Por asnjë prej të ftuarve, apo futbollisti dhe as 4 rojet e sigurisë nuk kuptuan asgjë.

Aktualitet #Flet shqiptari #Grabitja e vilës së Marco Verrattit

Aktualitet