Aktualitet 5 Maj 2022, 14:05

U arrestua për korrupsion, Prokuroria kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin e Sarandës

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua për korrupsion, Prokuroria kërkon 3 vite e 6 muaj burg

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa.

Po ashtu prokuroria ka kërkuar edhe Emiljano Mirani me 2 vite e 6 muaj burg, Elsona Papa me 1 vit burg, Napolon Hodaj me 2 vite burg, Julian Zera me 1 vit e 3 muaj burg, Markelian Alinani me 3 vite e 6 muaj burg, Qerim Ruçi me 2 vite e 6 muaj burg, Bledar Hajredini me 2 vite burg.

Ish-prokurori i Sarandës, Sali Hasa u arrestua në Qershor 2021 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Sipas SPAK ai dyshohet se i mori një shumë parash shtetases Elsiona Papa, për ti pushuar dosjen vëllait të saj Emiljan Mirjanit, pasi akuzohej dhe ishte vënë nën hetim për plagosje.

Referuar dosjes së prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit së bashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj.

Sipas hetimeve ajo ka ndikuar tek Sali Hasa për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohej për plagosje me dashje dhe mbajtje të armëve te ftohta. Gjatë kontollit të banesës së ish-prokurorit janë sekuestruar 11 milionë Lekë të vjetra dhe 2 mijë Euro.

Aktualitet