Aktualitet 5 Shkurt 2022, 13:54

U arrestua për mashtrim, gjykata lë në burg noteren Rezarta Koçi

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua për mashtrim, gjykata lë në burg noteren Rezarta Koçi

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për noteren Rezarta Koçi, e arrestuar dy ditë më parë për mashtrim dhe shpërdorim të detyrës.

Mësohet se, Koçi do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Noterja u arrestua pas akuzave se u vidhte paratë klientëve që e zgjidhnin atë për të bërë kontratat noteriale të shit-blerjeve të banesave apo bizneseve.

Hetimet ndaj 40-vjeçares nisën pas 4 kallëzimeve të bëra nga qytetarë të ndryshëm, megjithatë kjo e fundit është arrestuar vetëm për një prej tyre, ku ishte kallëzuar për mashtrim. Nga hetimet ka rezultuar se noteria 40 vjeçare, gjatë kohës që përgatiste dokumentacionin, nuk hapte llogari të ngrirë bankare për transferimin e parave nga pala blerëse tek ajo shitëse, por në kundërshtim me ligjin përdorte llogarin e saj personale. Mashtrimet e Koçit u zbuluan nga qytetarët që ishin pala shitëse, pasi nuk merrnin asnjë shumë lekësh edhe pse certifikata e shtëpisë apo biznesit që shisnin kalonte në emër të palës blerëse.

Sipas të dhënave paraprake, Rezarta Koçi i kishte marrë një shumë prej 72 milionë lekësh një personi që ka shitur shtëpinë dhe janë kryer procedura noteriale. Kjo shumë do të qëndronte e bllokuar në llogarinë e noteres, deri në daljen e hipotekës.

Noterja i ka tërhequr lekët dhe nuk i ka kaluar në llogarinë e personit që kishte shitur shtëpinë. Kur personi ka kërkuar lekët, ajo i ka thënë që do t’i kthej dhe ka bërë deklerate noteriale për kthimin e parave. Më pas si ka kthyer lekët dhe ai e ka denoncuar. Ky është vetëm një episode, por ka edhe 3 ose 4 kallezime të tjera që janë duke u verifikuar nga prokuroria.

“Jam e rënduar psikologjikisht, do flas në një moment të dytë te hetimit. Ndihem e kërcënuar dhe e frikësuar për shkak të eksplozivit që më vunë te makina”, ka deklaruar noterja në gjykatë.


smile

Aktualitet arrest me burg Gjykata e Tiranës mashtrim noterja Rezarta Koçi