Kronike 9 Tetor 2022, 08:28

U arrestua sëbashku me Indrit Doklen, zbardhen detajet çfarë e lidh Fatjon Muratin me masakrën e Fushë Krujës

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua sëbashku me Indrit Doklen, zbardhen detajet çfarë e

Anëtari i “Bandës së Durrësit”, Indrit Dokle dhe Fatjon Murati u shoqërua mbrëmjen e djeshme në Policinë e Tiranës.

Për Muratin është prerë fletë-arresti pasi ishte në kërkim nga uniformat blu, teksa Dokle, vetëm sa do të merret në pyetje. Ata janë kapur teksa po lëviznin së bashku me një makinë të blinduar.

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku u vranë Brilant Martinaj Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, për shkak të dyshimeve për të qenë si organizatorë të atentatit.

Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje dhe më pas është lënë i lirë. Gjithashtu, Dokle është marrë në pyetje dhe për zhdukjen misterioze të Ervis Martinajt.

Kush është Fatjon Murati?

Fatjon Murati dyshohet se ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Nuk dihet nëse shpallja në kërkim ka lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen e Fushë-Krujës.

Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste. Viktimat ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Kronike #U arrestua sëbashku me Indrit Doklen Fatjon Murati