Bota19 Maj 2022, 10:17

U bë simbol i rezistencës në Mariupol, ushtari ukrainas largohet nga fabrika Azovstal

Shkruar nga Pamfleti
U bë simbol i rezistencës në Mariupol, ushtari ukrainas largohet

Ushtari ukrainas i cili u bë simbol i rezistenncës së luftëtarëve të batalionit Azoz brenda fabrikës së çelikut Azovstal është evakuuar ditën e djeshme. Fotoja e tij në errësirën e bodrumit Azovstal, me një krah të fashuar dhe dy gishta të ngritur në shenjë fitore bëri xhiro në rrjet dhe u bë një nga imazhet e rezistencës së Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, ai së bashku me qindra ushtarë të tjerë janë evakuuar dje nga fabrika e Mariupolit dhe u transferuar në territoret separatiste. Burri shfaqet në një fotografi të bërë dje teksa shoqërohet në një autobus gjatë evakuimit të fabrikës së çelikut. Nga pamjet e publikuara ai duket i dëmtur me njërin krah të fashuar dhe me një mbajtëse hekuri, me duar të nxira dhe dy gishta në shenjë fitoreje.

Por Moska ka njoftuar sot se më shumë se 900 luftëtarë ukrainas që ishin izoluar në fabrikën e çelikut në Mariupol në Azovstal janë dërguar në një koloni burgu në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Ukraina urdhëroi trupat atje të tërhiqen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur nga të dyja palët, pasi ajo përpiqet të shpëtojë jetën e tyre. Furnizimet me ushqim dhe ujë thuhet se kanë qenë të pakta në fabrikë për disa javë.

Bota #Fabrika Azovstal #Mariupol