Bota24 Shkurt 2022, 18:20

U bëri thirrje qytetarëve për të marrë armët, Zelensky përditëson të dhënat mbi luftimet në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
U bëri thirrje qytetarëve për të marrë armët,

U bëri thirrje qytetarëve për të marrë armët, Zelensky përditëson të dhënat mbi luftimet në Ukrainë

Presidenti Zelensky ka folur sërish me popullin e Ukrainës këtë pasdite për të apdejtuar të dhënat mbi luftimet në Ukrainë, ndërsa ajo çka bie në sy është ndërrimi i kostumit të errët zyrtar me një uniformë ushtarake.

Në fjalimin e tij të fundit, Presidenti ukrainas i krahason luftimet me “tingullin e perdes së re të hekurt që po bie dhe po mbyll Rusinë nga bota e civilizuar”, duke shtuar “detyra jonë është që ajo perde të mos bjerë në territorin ukrainas”.

Po ashtu, Zelenski ka folur për një pauzë operacionale, ndërsa thekson se forcat ukrainase kanë mbrojtur me sukses rajonin lindor të Donbasit, si dhe kanë luftuar pranë Kharkiv. Ai thotë se zona më problematike është në Kherson në jug të vendit, ku trupat ruse janë zhvendosur në veri nga Krimea e aneksuar.

“Në Veri, armiku po vazhdon të shtyjë në rajon dhe ai ka përshkruar luftime të rënda në Çernobil”- tha presidenti ukrainas, raporton BBC. Sipas Zelensky-t  shumë avion ushtarak dhe automjete ruse janë shkatërruar. “Ne shohim se shumë rusë janë të shokuar me atë që po ndodh”- vijoi më tej ai.

Kujtojmë se, më herët Presidenti Ukrainas njoftoi kombin se lufta me rusinë tashmë kishte filluar, kështu që kushdo që mundej, të rrëmbente armët për të luftuar.

Bota sulmet ruse ne ukraine zelenski