Rruga e Arbrit është hapur ditën e sotme, pasi u bllokua dje për shkak të kushteve të këqija të motit, me ngrica dhe rreshje dëbore.
ARRSH ka njoftuar hapjen e saj, ndërkohë që bën apel për kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit. Zona e Dibrës prej ditës së djeshme ka qenë e bllokuar për shkak të rreshjeve të shumta të dëborës dhe ngricave që pasuan nga tempraturat ekstreme nën 0 gradë celcius.
Në aksin Peshkopi-Klos kalimi bëhet me zinxhirë në orët e mëngjesit për shkak të ngricave, ndërsa më tej Klos – Skuraj pa probleme. Janë prej 48 orësh pa orësh pa energji elektrike njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni dhe Sllovë. Në Bulqizë vijojnë të jenë pa energji prej 48 orësh Njësitë Administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe një pjesë e fshatrave të Fushë Bulqizës.
“Gjatë natës reshjet kanë pushuar, mjetet borëpastruese në terren kanë punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e aksit nga bora. Tashmë Rruga e Arbrit është e hapur për përdoruesit e mjeteve dhe qarkullimi mund të kryhet normalisht. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.