Babai i tenistit Novak Xokoviç, nuk e ka pritur fare mirë dëbimin e djalit të tij nga Australia dhe e ka krahasuar atë me një atentat.
“Një atentat i dështuar kundër sportistit më të mirë në botë ka përfunduar me 50 të shtëna ndaj Novakut në gjoks” ishin fjalët e Sërdjan Xhokoviç në një postim në rrjetet e tij sociale.
Për më tepër, ai përmend se numri një i tenisit botëror ka uruar një teniste të re, e cila arriti të fitonte një seancë gjyqësore ditën e sotme.
Ditët e fundit, Sërdjan kishte ardhur në Australi duke e krahasuar situatën e djalit të tij të pavaksinuar me vuajtjet që kaloi Jezu Krishti sipas krishtërimit.