Sport 2 Qershor 2018, 13:59

U dëmtua keq nga Behrami, Xhaka merr vendimin për Botërorin

Shkruar nga Pamfleti
U dëmtua keq nga Behrami, Xhaka merr vendimin për Botërorin

Zvicra ishte e tëra në ankth për mesfushorin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Ky i fundit u dëmtua nga shqiptari tjetër, Valon Behrami në një nga seancat e skuadrës helvete para Kupës së Botës. Fotot e mesfushorit të Arsenal-it duke dalë nga fusha në krahët e stafit mjekësor bënë xhiron e medieve dhe u duk se numri 10-të e humbi Kupën e Botës.

Në fakt, lëndimi nuk ka qenë shumë i rëndë dhe analizat e bëra nga stafi mjekësor i Zvicrës e treguan qartë këtë gjë. Xhaka do të jetë pjesë e Zvicrës në Kupën e Botës që zhvillohet në Rusi dhe do të luajë nga ndeshja e parë për kombëtaren e tij. Lajmin për këtë gjë e dha vetë 25-vjeçari 

Lojtari ka qetësuar tifozët e tij përmes një shkrimi në rrjetet e tij sociale. ”Faleminderit njerëz për të gjitha mesazhet e dërguara. Lëndimi nuk ishte aq serioz siç u raportua”, – shkruajti mesfushori. Zvicra ka në përbërje 6 lojtarë me origjinë shqiptare: Xhaka, Behrami, Xhemajli, Shaqiri, Ajeti dhe Ahmedi. Shqiptari i fundit që iu bashku atyre ishte sulmuesi Albian Ajeti.

Sport Arsenal Granit Xhaka Valon Behrami Zvicra