Bota 7 Janar 2023, 12:37

U detyruan të heqin dorë nga shtetësia ukrainase, 3 mijë qytetarë në Zaporizhzhia pajisen me pasaporta ruse

Shkruar nga Pamfleti
U detyruan të heqin dorë nga shtetësia ukrainase, 3 mijë

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se mijëra ukrainas që janë ende duke punuar në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, janë detyruar të heqin dorë nga shtetësi ukrainase dhe të marrin pasaporta ruse.

Në qytetin Energodar në rajonin e Zaporizhzhia, forcat pushtuese ruse detyruan rreth 3,000 punëtorë të NPP Zaporizhzhia për të marrë të ashtuquajturat pasaporta ruse”, thuhej në njoftimin e Forcave Ukrainase.

Gjithashtu në njoftim pretendohet se “hryvnia” (monedha ukrainase) është hequr nga përdorimi dhe aktualisht në atë zonë operohet me “rublën” ruse.

Hryvnia ukrainase u hoq nga qarkullimi në qytet duke kërcënuar sipërmarrësit me gjoba dhe konfiskim të pronës. Numri i objekteve të banimit të sekuestruara nga pushtuesit dhe të braktisura nga migrantët e detyruar është rritur ndjeshëm”, thuhej ndër të tjera në njoftim.

Rusët kanë pushtuar termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore që në fillim të luftës, por stafi ukrainas vazhdon ta operojë atë.

Bota #Pasaport ruse ukrainasit