Showbiz15 Janar 2019, 10:29

U diagnostifikua me kancer se thithte tymin e duhanit të kolegëve, gjykata jep dëmshpërblim 174 mijë euro për të sëmurin

Shkruar nga Pamfleti
U diagnostifikua me kancer se thithte tymin e duhanit të kolegëve,

Një shtetas siçilian punonte në një zyrë postare ku nuk kishte dritare. Kolegët e tij pinin duhanin në ambientin e punës dhe ky ishte shkaku i sëmundjes së tij. Për shkak të thithjes së tymit të duhanit shtetasi u diagnostifikua me kancer në faring.

Punonjësi i cili tashmë është pensionist i lindi e drejta për tu dëmshpërblyer me një shumë prej 174 mijë euro. I dëmtuari është ekspozuar ndaj tymit të kolegëve nga viti 1980 deri në vitin 1994, vite ku nuk ishte ende aktiv ligji anti duhan për vendet e mbyllura (i cili u vendos në vitin 2003).

Kur kishte dalë në pension, në vitin 2000 u diagnostikua me tumor. Kështu, ai nisi luftën ligjore me ish vendin e tij të punës dhe fitoi të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri në shkallën finale të Kasacionit, ku u konfirmua se nuk mund të kishte qenë arsye tjetër, veç asaj të tymit pasiv.

Tanimë, ish punonjësi, pas operacionit ka mbetur invalid me 40 % dhe do dëmshpërblehet nga ‘Poste italiane’ me 174 mijë euro.

Kuriozitete duhan kancer