Sport16 Shkurt 2022, 20:30

U “divorcua” për Shën Valentin, pas largimit nga Osijek, Eros Grezda gjen ‘strehën’ e re të karrierës së tij

Shkruar nga Pamfleti
U “divorcua” për Shën Valentin, pas largimit nga Osijek,

U “divorcua” për Shën Valentin, pas largimit nga Osijek, Eros Grezda gjen ‘strehën’ e re të karrierës së tij

Eros Grezda nuk ka vonuar shumë të gjejë destinacionin e radhës në karrierën e tij. Futbollisti 26-vjeçar i përfaqësueses shqiptare, i cili prishi kontratën me Osijekun vetëm pak ditë më parë, tani i është bashkuar një tjetër skuadre në kampionatin kroat.

Grezda ka firmosur deri në fund të sezonit me skuadrën e Shibenik, e cila aktualisht gjendet në vendin e 6 në renditjen e kampionatit kroat. Ai iu bashkua këtij klubi si lojtar i lirë, pasi më 14 shkurt prishi kontratën që e lidhte me Osijekun. Ky i fundit e kishte huazuar në Hungari, te ZTU ku Grezda kaloi muajt e fundit, por pa arritur të luante rregullisht.

“Ai është në gjendje shumë të mirë fizike dhe ka bërë përgatitje të plotë me klubin nga Hungaria. Megjithatë, ai sapo ka dalë nga izolimi për shkak të koronavirusit dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen e së dielës me Rijekën, por jam i sigurt se do të jetë i gatshëm për raundin tjetër kur të presim Istrian në Shubiçevac”, tha Hrvoje Kulushiç, drejtor sportiv i Shibenik pas firmës.

Sport Eros Grezda Osijek sulmuesi i kombëtares shqiptare