Aktualitet 8 Maj 2022, 10:16

U ekstradua nga Gjermania, ish-truproja e Saimir Tahirit del sot para GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
U ekstradua nga Gjermania, ish-truproja e Saimir Tahirit del sot para GJKKO

U ekstradua nga Gjermania, ish-truproja e Saimir Tahirit del sot para GJKKO

Hekuran Marku, ish-truproja e ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit ka dalë sot para GJKKO.

Marku u ekstradua një ditë më parë nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Nga ana tjetër, SPAK është në pritje të përgjigjes zyrtare për ekstradimin e ish-truprojës tjetër të Tahirit, Agustin Deda. Deda është në Francë, por ende nuk është vendosur ekstradimi.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti”, me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë  të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku,  njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në ‘skemën’ e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

31 të pandehurit e operacionit ‘Shpirti’: Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli, Maksim Sota, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj.

Më parë janë dërguar për gjykim: Ilirjan Duçellari, Aurel Kalari, Kleo (Piro) Bregu, Orhan Duçellari, Julian Bejdollari, Rexhino Muçaj, Robert Myftari, Alban Koshi, Mariglen Duçellari.

Tirana ekstradim Gjermani GJKKO Hekuran Marku truproje