Showbiz30 Dhjetor 2022, 11:54

U fut në BBVK për t’u ribashkuar me ish bashkëshorten, Stresi i lutet Keisit: Të përgjërohem eja!

Shkruar nga Pamfleti
U fut në BBVK për t’u ribashkuar me ish bashkëshorten,

U fut në BBVK për t’u ribashkuar me ish bashkëshorten, Stresi i lutet Keisit: Të përgjërohem eja!

Misioni i Stresit në “Big Brother Vip Kosova” është vetëm një: Të rikthehet me ish-partneren e tij, Keisin! Dhe me sa duket reperi është gati të bëjë gjithçka për ta realizuar këtë, madje edhe të përgjërohet publikisht.

Stresit, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, iu drejtua pyetja se çfarë do t’i mbetej pishman në aventurën e “BBVK” nëse eliminohet. Përgjigja e reperit ishte tepër e qartë, teksa iu përgjërua publikisht Keisit që të shkojë ta takojë atje.

“Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe “BBVK”, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu. Keisi të përgjërohem hajde, ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”- u shpreh Stresi.

Stresi ka pranuar më herët në “BBV” se e ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij, Keisin. Ai bëri një rrëfim të gjatë, por më pas theksoi se e vetmja gjë që dëshiron është që Keisi ta falë.

“Ky është realiteti im dhe nuk po shtoj asgjë. Unë thjesht dua t’i kërkoj falje me gjithë shpirt Keisit, familjes së saj, pastaj familjes sime dhe mjafton të më pranojë faljen dhe jemi në rregull”, tha ai.

Mirëpo, Alaudini i tha Stresit se ka komunikuar me Keisin dhe ajo kërkon që reperi të vazhdojë lojën si Stresi dhe e suporton deri në fund të këtij rrugëtimi.

Ndërkohë, ky është rrëfimi i Stresit në “BBVK”:

“Nuk e kam dëgju shumë nanën time. Këtë herë kam hyrë në BBV që ta kem një shans të dytë për jetën time, që nënën time ta gëzoj me të mira, edhe me një nuse të mirë.

Unë kam pasur fatkeqësi shumë të madhe. Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë. Unë rashë në dashuri, rashë për herë të parë në dashuri, por rashë si në humnerë. Nëna më porosiste që duhet ta doja. Kur u ndava me të, nëna ime u copëtua komplet. Ajo më s’ka qenë mirë, sepse nëna e ka dashur shumë ish-bashkëshorten time.

Përmes këtij mesazhi kam dasht’ të kthehem. Edhe nëse s’do të bëhet ajo gjë, unë i kërkoj falje asaj shpirtërisht. Nana më ka mësuar ndryshe me qenë me femrat. Thjesht nuk jam sjellë mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtoj atë si mbretëreshë. Ky është komplet faji im”.

“E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj, për të jetuar me mua”

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Lifestyle #pergjerim Keisi Stresi