Bota18 Maj 2022, 19:32

U gjet e pajetë brenda një valixhe në Greqi, kapet vrasësi i kinezes

Shkruar nga Pamfleti
U gjet e pajetë brenda një valixhe në Greqi, kapet vrasësi i

U gjet e pajetë brenda një valixhe në Greqi, kapet vrasësi i kinezes

Autoritetet greke kanë mundur që, pas një viti kërkimesh, të identifikojnë dhe arrestojnë vrasësin e 38-vjeçares kineze, e cila u gjet e pajetë brenda një valixheje në një zonë pyjore në Atikë.

Mësohet se autori është një 47-vjeçar me origjinë kineze. Sipas autoriteteve greke, 38-vjeçarja luante poker, dhe u jepte para hua bashkatdhetarëve të saj.

Qiu Yun Lin i kishte dhënë hua 10 mijë euro vrasësit të saj, çka dyshohet të jetë edhe arsyeja pse ai e ekzekutoi në mënyrë tragjike (eleminim për të mos i kthyer detyrimin).

“Është identifikuar rasti i vrasjes së një 38-vjeçareje të huaj , trupi i të cilës u gjet më datë 29.12.2020 e pajetë në një valixhe në Atikë, e cila më datë 17. -10-2020 u raportua e zhdukur.

Sipas hetimeve sistematike të Departamentit të Krimeve në Atikë, autori u identifikua një i huaj 47-vjeçar, bashkatdhetar i viktimës, i cili u arrestua sot e mërkurë, 18 maj,2022, me urdhër arresti.

Kujtohet se 38-vjeçarja kineze ishte zhdukur që në 17 tetor 2020 (zhdukja e saj ishte denoncuar nga nëna e saj në Drejtorinë e Policisë së Omonias), ndërsa më 29 dhjetor 2020 trupi i saj u gjet në një valixhe”- thuhet në njoftimin e policisë.

Rajoni Greqi viktime