Sport28 Janar 2023, 16:03

U harrua nga Edi Reja, skuadra e Premier Ligës angleze interesohet për mesfushorin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
U harrua nga Edi Reja, skuadra e Premier Ligës angleze interesohet për

U harrua nga Edi Reja, skuadra e Premier Ligës angleze interesohet për mesfushorin shqiptar

Anis Mehmeti po kalon një sezon fantastik me Uaikomben dhe me paraqitjet e tij, patjetër që e kanë ngritur vlerën e kartonit nëse do të vijë një blerës potencialë. Flitet se klubi i Premier Ligës, Notingem Forest, interesohet për Mehmetin dhe e ka ndjekur atë kohët e fundit, por në lidhje me shqiptarin ka folur edhe trajneri i tij aktual.

Ish-futbollisti Ainsuorth është i bindur se Mehmeti do të qendrojë deri në fund të sezonit, megjithatë ai i druhet një interesimi dhe një oferte të një klubi që garon dy kategori më lart.

“Ne do të përpiqemi ta mbajmë atë. Ai është një lojtar i madh dhe besoj se në të ardhmen do të luajë në nivelin më të lartë. Por për momentin, Mehmeti po shijon futbollin e tij në Uaikomb. Unë kam folur me menaxherët dhe familjen e tij dhe u pëlqen këtu. Për dikë që na u bashkua nga kategoritë amatore dhe sezoni i tij i parë me ne ishte në Championship dhe tani është rritur ndjeshëm hap pas hapi. Është kënaqësi të stërvitësh dikë si ai dhe do të jetë i pari që do t’i vlerësojë shokët e tij të skuadrës që i kanë dhënë mundësinë atij për të bërë ato që po bën”, tha trajneri i Uaikombes për Mehmetin.

Ecuria- Ai iu bashkua Uaikombes në Championship nga kategoritë e ulëta angleze dhe gjysma e sezonit të parë nuk është se i rezervoi shumë minuta. Por pas rënies në “League One” (Kategoria e Tretë), Anis Mehmeti ka shpërthyer me një supersezon, teksa është kthyer në një pikë kryesore të ekipit të tij.

Mesfushori me tipare sulmuese është lojtari më në formë, teksa po shënon pothuajse çdo ndeshje, e fundit ishte para disa ditëve. Klubi i tij i Uaikombes i ka vënë edhe epitetin “Mehmesi”.

Deri tani në këtë sezon, Anis Mehmeti ka luajtur 30 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, duke shënuar 9 gola të rëndësishëm dhe katër asiste, shifra të konsiderueshme për një mesfushor.

Sport .. kjo shenjë e Horoskopit sot meriton notën 10 Anis Mehmeti mesfushori shqiptar