Kronike 9 Prill 2019, 13:31

U kap 613 kilogramë kokainë në biznesin e bananeve, tropojani kërkon azil politik në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti
U kap 613 kilogramë kokainë në biznesin e bananeve, tropojani

U kap 613 kilogramë kokainë në biznesin e bananeve, tropojani kërkon azil politik në Gjermani

Arbër Çekaj, i arrestuar për trafik droge, ka kërkuar azil politik në Gjermani. Çështja e tij po shqyrtohet në Gjykatën e Essaielit, pavarësisht se ka një kërkesë për ta ekstraduar Çekajn drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se kokaina u kap në kontenierët e bananeve që po transportoheshin nga Kolumbia në Maminas mohon akuzat.

Vonesa për ekstradimin e Çekajt u bë për shkak se krahas hetimeve të autoriteteve shqiptare po zhvillojnë edhe agjencitë gjermane të zbatimit të ligjit për sasinë rekord të kokainës që mbërriti në Durrës.

38-vjeçari me origjinë nga Tropoja besohet se ka dhënë shpjegime të vlefshme mbi rolin e tij dhe skemën e trafikimit të drogave të forta. Ai u arrestua në një provincë të Dyzeldorfit më 4 maj të 2018-tës dhe për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë përdorte identitet të dyfishtë me mbiemrin Jansen.

Për ngarkesën rekord të kokainës së kapur ndonjëherë në Shqipëri, vijojnë të mbeten pas hekurave vetëm shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri i firmës, Donaldo Lushaj, ndonëse dyshohet se në këtë ngarkesë janë të implikuar disa grupe kriminale.

Çekaj është pronari i magazinës ku u kapën 613 kilogramë kokainë në rrugën tokësore “Maminas-Durrës”.

Pronari i kompanisë, 38-vjeçari Arbër Çekaj i datëlindjes 5 Prill me origjinë nga Tropoja dhe banues në Durrës, dyshohet se është një prej organizatorëve të aktivitetit kriminal të trafikimit të kokainës nga Kolumbia deri në Shqipëri.

Kronike Arbër Çekaj