Kronike16 Tetor 2022, 12:24

U kap në Stamboll me lëndë narkotike/ Ish i dënuari për vjedhje dikur komando i FA, i dekoruar nga presidenti i Republikës

Shkruar nga Pamfleti

U kap në Stamboll me lëndë narkotike/ Ish i dënuari për vjedhje dikur komando i FA, i dekoruar nga presidenti i Republikës

Kujtim Çeliku është një nga të arrestuarit në Turqi për trafikim të lëndëve narkotike, dyshohet se ka shërbyer forcave të komandos në Shqipëri.

Ai u kap së bashku me policin e “Rrugores” Florenc Bicerriku.

Kujtim Çeliku, nga fshati Mullet i Tiranës, akuzohej për ngjarjen e ndodhur në maj 2011, respektivisht për vjedhjen e një çante me 176 unaza floriri, me një vlerë prej 30 milionë lekësh. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Mullet të Tiranës, u gjetën edhe municione dhe kallëpe tritoli, që ai i mbante pa leje.

Emri i tij figuronte në listën me 58 komando paqeruajtës, të cilët janë dekoruar në vitin 2003 me medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, dhënë nga Presidenti i Republikës.

Kujtim Çeliku, kishte marrë pjesë në 5 misione të tilla si pjesë e forcave Komando. Nga të dhënat rezultonte që ai të ketë qenë me shërbime të tilla, tri herë në Irak dhe 2 herë në Afganistan.


smile

Kronike #komando #Kujtim Çeliku dekoratë Presidenti i Republikës