alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

U kërcënuan me heqje licence, avokatët thyejnë bojkotin; marrin pjesë në seancat gjyqësore

Harta e re gjyqësore/ Avokatët thyejnë bojkotin, Gjykata e Tiranës jep 10 masa sigurie

01/07/2022, 13:27
ne Aktualitet, Tirana
A A
U kërcënuan me heqje licence, avokatët thyejnë bojkotin; marrin pjesë në seancat gjyqësore

U kërcënuan me heqje licence, avokatët thyejnë bojkotin; marrin pjesë në seancat gjyqësore

Avokatët kanë filluar seancat gjyqësore pavarësisht paralajmërimit të kreut të Dhomës së Avokatëve Penalistë, Sajmir Vishaj, se do të vuajnë pasojat deri në heqje të licensës nëse marrin pjesë seancat gjyqësore.


-Lexo edhe:

Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

Erion Veliaj vizitë në Ukrainë: Nënshkruhet memorandumi për mbështetje në rindërtimin e vendit pas luftës

Por pavarësisht këtyre paralajmërimeve gjyqet janë zhvilluar, 10 shtetas kanë dalë përpara gjykatës për tu njohur me masat e sigurisë.

Seancat janë zhvilluar me avokat kryesisht, ku gjykata ka vendosur 9 masa detyrim paraqitjeje, ndërsa njëra arrest me burg, pasi personi akuzohej për ngacmim seksual.

Kreu i Dhomës së Avokatëve Penalistë, Sajmir Vishaj ka mbështetur hapur bojkotin e avokatëve sa i përket hartës së re gjyqësore.

Gjatë një dalje publike, megjithëse kishte rezerva për masat e sigurimit personal, Vishaj iu bëri thirrje kolegëve avokatë të protestojnë para KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë pasi situata është alarmante.

Po ashtu, Vishaj i kërkoi Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja që të kryejë rolin e negociatorit midis avokatëve dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Sipas avokatit, situata është shumë e rëndë dhe vetëm Manja mund ta ç’tensionojë nëse mbledhë kryetarët e Dhomave Vendore të Avokatisë për problematikat që kanë.

“Është një situatë shumë e rëndë, nuk mund ta toleroj por edhe Ministri i Drejtësisë që është kolegu ynë duhet të mbajë qëndrim. Nuk ka ndodhur që avokatët të bojkotojnë masat e sigurimit. Njëri duhet të ulet. Shoqata t’i drejtohet ministrit për të ç’tensionuar situatat e avokatëve. Sot ne do bëjmë kërkesë që ministri të presë kryetarët e dhomave vendore. Nuk ka asnjë problem që kryetarët e dhomave të paraqesin problemet e tyre që të ketë një negocim për hartën e re gjyqësore.

Ministri është profesionist dhe e kupton shumë mirë çfarë do të thotë moszhvillimi i seancave pa praninë e avokatëve, ndaj besoj se do të jetë ai faktor mes dhomës së avokatëve dhe KLGJ. Unë kam pasur mendim kundër për masat e sigurimit. Janë emergjente dhe qeveria nuk duhet të heshtë sepse gjendja është alarmante.

Ka shumë në paraburgim që prezumojnë se janë të pafajshëm që një masë sigurimi do ta conte drejt lirisë. Ne duhet të protestojmë tek KLGJ, tek Miistria e Drejtësisë, jo duke vajtur në plazh”, tha Vishaj.

Më tej, kreu i Dhomës së Avokatëve Penalistë paralajmëroi avokatët që kanë marrë pjesë në seanca gjyqësore ditën e djeshme se do të vuajnë pasojat deri në heqje të licensës.

“Nëse avokatët kanë qenë në masa sigurie, përgjegjësia është individuale dhe do të shkojnë drejt heqjes së licencës“, tha Vishaj.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë njoftoi bojkot pa afat të seancave gjyqësore dhe për masat e sigurisë 10 ditë në kundërshtim të hartës së re gjyqësore dhe për avokatët që do të thyenin masën do të kishte masa disiplinore.

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter
Bashkon "duart" me Metën për qeverinë teknike? Berisha: Qëllimi ynë i vetëm, largimi sa më parë i Edi Ramës!

“Paplekajt i rrezikohet jeta”/ Berisha sulmon Gazment Bardhin: Është përgjegjës për vrasjen e Xhuvanit, njëjtë si Balla, Rama e Veliu!

“Karton Jeshil” + Asistencë Rrugore/ Shijoni udhëtimet jashtë Shqipërisë vetëm me SIGAL UNIQA

“Karton Jeshil” + Asistencë Rrugore/ Shijoni udhëtimet jashtë Shqipërisë vetëm me SIGAL UNIQA

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

19/08/2022, 23:01

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia kishte frymën e duhur në dialog

19/08/2022, 22:54

Lufta në Ukrainë, Rusia vendos të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë për tre ditë

19/08/2022, 22:44

Kujtimet e një Shqipërie krejt ndryshe,,, nga një britanike

19/08/2022, 22:22

Vala e të nxehtit “than” Danubin, dalin në sipërfaqe anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

19/08/2022, 22:16
Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

19/08/2022, 22:00
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In