Një infermier nga Florida akuzohet për disa raste të ngacmimit seksual me anë të mashtrimit, pasi u thoshte pacienteve se një ekzaminim gjinekologjik ishte pjesë e testimit ndaj COVID 19.
Billy J. O’Brien, 23 vjeç, infermier në Spitalin ‘Jackson Memorial Hospital’, u arrestua në fund të Nëntorit nga policia e Miami-t, pas disa ankesave në rritje të pacienteve të alarmuara.
O’Brien, i cili testonte pacientët ndaj Covid 19, ka patur sjellje të natyrës seksuale karshi viktimave të tij, të cilat besonin se po testoheshin nga koronavirusit.
“Ai më tha të mbyllja sytë dhe të mbaja gojën hapur para se të më fuste organin e tij gjenital në gojë,” thotë për policinë një viktimë e alarmuar.
Dr. Julia Ramirez nga spitali ‘Jackson Memorial Hospital’ siguroi se testet zyrtare të Covid 19 nuk përfshijnë asnjë ekzaminim gjinekologjik,
“Më duhej të zhvishesha plotësisht dhe të vishja një fustan spitali. Pastaj më ktheu, më hapi këmbët dhe më futi gishtin në anus, duke më thënë se ai mund ta merrte me mend temperaturën time pa një termometër, ”u tha gazetarëve një tjetër viktimë.
Një grua u trondit kur pa infermierin O’Brien duke kryer një test COVID-19 tek një pacient tjetër me pantallonat e tij deri në gjunjë dhe vendosi ta kalonte testin plotësisht.
“Mendova me vete:ka gjëra më keq sesa të kesh koronavirus, dhe kjo ishte njëra prej tyre,” u tregoi ajo gazetarëve pasi iku nga spitali.
Që nga arrestimi, tre ish-paciente të Spitalit Jackson Memorial u raportuan shtatzëna pas testimit për COVID-19 dhe autoritetet shëndetësore tani po hetojnë.
Testimi zyrtar për COVID-19 përfshin futjen e një tamponi ose maje Q-6 inç të gjatë në zgavrën midis hundës dhe gojës për 15 sekonda dhe rrotullimin e tij disa herë. /Përshtati A.H