Showbiz20 Janar 2023, 13:29

U largua me vullnet nga BBVK, Getinjo i pergjigjet në Instagram mesazheve të Vivien

Shkruar nga Pamfleti

U largua me vullnet nga BBVK, Getinjo i pergjigjet në Instagram mesazheve të Vivien

Reperi Getinjo vendosi papritur të ndërpresë me vullnetin e tij të plotë garën e “Big Brother VIP Kosova”. Ai tha se ishte tepër i bindur se ky vendim ishte për të mirën e tij, pasi nuk ishte futur në “BBVK” për të fituar.

Ai e kishte përmbushur misionin që i kishte vënë vetes, që publiku ta shihte siç Getinjo është në të vërtetë dhe të hiqte nga mendja e njerëzve të gjitha paragjykimet që kishin për të.

Reperi i famshëm tregoi anën e tij të butë e të ndjeshme edhe me partneren që gjeti brenda shtëpisë, Vivien Thanon. Ajo i dërgon çdo ditë mesazhe nga ekrani, ndërsa Getinjo e ndjek me dashuri.

Një moment kaq romantik, ai gjithashtu e filmoi dhe e ndau me ndjekësit në Instagram, duke lënë të kuptohet se gjithashtu e kishte marrë malli për të.

Getinjo kishte nisur ta përgatiste që më herët partneren për daljen e tij, megjithatë Vivien sërish shpërtheu në lot në momentin e ndarjes së tyre.

Ata u mirëkuptuan që Getinjo do ta presë atë jashtë, ndërsa reperi i kërkoi që ajo të vazhdonte lojën pa u shqetësuar për Getinjon.

Duke mbajtur premtimin e tij dhe duke mos derdhur asnjë lot, Vivi ka nisur të japë mesazhe romantike nëpërmjet ekranit, që reperit ia kanë bërë zemrën mal!

 

 

 

Lifestyle Getinjo Vivien