Sport 6 Gusht 2019, 11:30

U largua nga Fiorentina, shqiptari shkëlqen me ekipin e ri

Shkruar nga Pamfleti
U largua nga Fiorentina, shqiptari shkëlqen me ekipin e ri

Erald Lakti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e re me klubin e Gubios në Serinë C italiane. 19-vjeçari është në pronësi të Fiorentinës, ndërsa këtë sezon është huazuar te Gubio, në mënyrë për të përfituar më shumë eksperiencë.

Gjatë fazës përgatitore, shqiptari ishte pjesë e skuadrës së parë, megjithatë alternativa më e mirë për të dyja palët ishte largimi i Laktit në një skuadër ku e ka mundësin të jetë titullar. Ndërkohë, Lakti ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë me skuadrën e re, teksa ka lënë një përshtypje pozitive.

Mbrojtësi ishte në fushë nga minuta e parë në fitoren 4-0 ndaj Fanos në Kupën e Italisë. Ndërkohë, ekipi i Laktit në sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në Serinë C.

Sport Erald Lakti Fiorentina