Bota 2 Qershor 2018, 13:01

U largua nga shtëpia pasi humbi 10 mijë euro në skedina, ja ku u gjet shtetasi kosovar

Shkruar nga Pamfleti
U largua nga shtëpia pasi humbi 10 mijë euro në skedina, ja ku u

U largua nga shtëpia pasi humbi 10 mijë euro në skedina, ja ku u gjet shtetasi kosovar

Para disa ditësh policia e Kosovës raportoi për një person të zhdukur, por ai është gjetur dje në rrugët e Ferizajt.

Në polici ai deklaroi se kishte lënë 10 mijë euro në skedina dhe në gjendje depresioni ishte larguar nga shtëpia pa e ditur familjarët e tij.

Kosovari ishte gjetur pa ndjenja nga qytetarët ku është dërguar në spital për të marrë trajtimin mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. ”Ferizajt”, Gjilan 31.05.2018-19:30-14:15. Viktima mashkull Kosovar/Shqiptar, i raportuar person i zhdukur, është gjetur me datë, 01.06.2018, në qytetin e Ferizajt, prej nga është sjellë me ndihmën e familjareve për intervistim në Polici.

Viktima ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në  lojëra të fatit  shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia.

Viktima pa ndjenja është takuar nga qytetarët në një rruge të Ferizajt, ku edhe ka marrë trajtim mjekësor në spitalin rajonal Ferizaj. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, rasti mbyllet me raport të veçantë.

Rajoni kosoavri skedinat