Bota17 Maj 2022, 21:12

U martuan brenda fabrikës së çelikut në Mariupol, bombardimet ruse i marrin jetën çiftit ukrainas

Shkruar nga Pamfleti
U martuan brenda fabrikës së çelikut në Mariupol,

Martesa e një çifti brenda fabrikës së çelikut “Azostal” ka përfunduar tragjikisht, pasi ata kanë humbur jetën.

Vitally dhe Alla Taranov çifti i cili u martua brenda fabrikës, por fati nuk ishte me ta sepse bombardimet ruse i kanë lënë të vdekur, ndërkohë që lanë jetim një foshnje disa muajshe, e cila lindi po në fabrikë.

Vitally vdiq më 15 prill gjatë një përleshjeje, ndërsa Alla u vra më 8 maj nga një sulm ajror rus.

Lajmi i trishtë u bë i ditur nga zëvendëskomandanti i batalionit Azov, Sviatoslav Palamar, me rastin e Ditës Botërore të Familjes më 15 maj, dhe u rihap në Telegram nga Komuna e Mariupolit, 16 maj 2022.

Familje iu bashkua regjimentit të Azov pothuajse që në fillim. Ata u martuan në Azov. Familja e tyre lindi këtu dhe ata gjithashtu u rritën këtu. Djali i tyre lindi në Mariupol. Ajo punonte si parukiere para luftës. Dy heronj vdiqën, nuk mund të bëja asgjë, unë dhe gjithë komanda po luftojmë 24 orë në ditë. Por shumë të tjerë kanë lindur këtu, shumë familje kanë lindur këtu”, tha zëvendëskomandanti i Azovit.

Bota #Vdes cifti #Vitally dhe Alla Taranov Fabrike