Aktualitet17 Maj 2018, 13:06

U masakrua dhe u dogj në Fushë-Krujë, zbardhet analiza e ADN-së për kosovarin

Shkruar nga Pamfleti
U masakrua dhe u dogj në Fushë-Krujë, zbardhet analiza e

U masakrua dhe u dogj në Fushë-Krujë, zbardhet analiza e ADN-së për kosovarin

Analiza e ADN-së e publikuar sot kanë vërtetuar që trupi që u masakrua dhe u dogjë në Fushë-Krujë është kosovari Xhafer Osmani nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrisë.

Dyshohet se autori i krimit është një person rreth 35 vjeç, i cili është fiksuar nga kamerat e një karburanti disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur.

Nga sekuencat filmike, te regjistruara rreth 2-3 orë para ngjarjes tronditëse vërehet se i dyshuari ndodhej pranë makinës së Xhafer Osmanit ndërsa ky i fundit qëndronte i lidhur në sedilen e pasme të automjetit.

Policia ka bërë me dije se automjeti i 57 vjeçarit është futur në rrugicën pranë karburantit rreth orës 10 të së shtunës ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë ne orën 13. Për të humbur gjurmët autori e ka fshehur automjetin në një zonë më kallamishte dhe më pas e ka djegur atë.

Rezulton se familja e Xhafer Osmanit ka denoncuar zhdukjen e tij ,ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë më datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kane pasur asnjë komunikim.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende por dyshohet se autorët kanë kryer ndaj tij tortura të ndryshme me synim marrjen e ndonjë të dhënë që u ka interesuar./GSH

Aktualitet ADN Xhafer Osmani