Politike 2 Korrik 2022, 21:10

“U mbars mali dhe polli një mi”, Demalia: 7 korriku për hallet e Berishës, si mund të vijë në pushtet një i damkosur nga SHBA?

Shkruar nga Pamfleti
“U mbars mali dhe polli një mi”, Demalia: 7 korriku për

Analisti Ilir Demalia ka deklaruar se protesta e 7 korrikut bëhet për të treguar Berisha forcën me naivët e vet.

Sipas Demaliajt po të kishte opozitë të vërtetë sot në Shqipëri nuk do të ishte Rama në këto kushte që është fare i qetë.

Protesta e 7 korrikut është “u mbars mali dhe polli një mi”. kjo bëhet për të treguar Berisha forcën me naivët ose me mercenarët e vet”, u shpreh Demaliaj.

Sipas tij, është mjerim kur një grup njerëzish duan të rikthejnë në pushtet Sali Berishën, një deputet i shpallur “non grata” në SHBA. Sipas tij, kjo ndodh sepse ne nuk kemi media të lirë, nuk ka shoqëri civile, nuk ka ndërgjegje kombëtare dhe nuk ka dinjitet.

Po të kishte opozitë të vërtetë sot në Shqipëri nuk do të ishte Rama në këto kushte që është fare i qetë dhe i ka lënë Spiropalin. Merret Spiropali me to. Ose Ballën, këto të dy, nuk merret fare me to. Është fare i qetë sepse Rama jeton në një situatë shumë të favorshme për të por jo të favorshme për shqiptarët. Ai në aspektin ndërkombëtar mbështetet se ndërkombëtarët e shohin gjendjen e opozitës në Shqipëri. Nëse do të bëjmë një rrotacion siç thotë Niçja për të nxjerrë njërën këmbë në një kohë që zhytesh me dy këmbët siç kemi bërë këto 30 vjet atëherë thotë lërë. Dhe kjo është gjendja. Nuk mund të vijë si një alternativë me këtë njeri që është sot. Me një njeri që është i damkosur nga SHBA si Sali Berisha. Të sjellim prap Berishën, a e kupton sa gjendje e mjerë është kjo për një popull”, tha ai në “Ora News.

Politike Berisha Demalia