
Mëngjesin e sotëm, është gjendur trupi i pajetë i një 78-vjeçari në Seman të Fierit. Nasi Xhorxhi, peshkatar, është gjetur i mbytur 3 ditë pasi ishte zhdukur.
Denoncimi për humbjen e tij u krye nga familjarët në sallën operative të Policisë Fier.
Ka qenë djali i të moshuarit Altin Xhoxhi, ai i cili ditën e djeshme në një prononcim për mediat ka kërkuar ndihmën e shtetit për gjetjen e trupit të babait të tij.
Pas ndërhyrjes së Policisë Kufitare kërkimet kanë vijuar përgjatë gjithë ditës së djeshme, por pa rezultat. Trupi i pajetë i të moshuarit Nasi Xhoxhi është gjetur nga familjarët rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm 500 metra larg bregut.